Zjarret në Siberi shkaktuan emision rekord të dioksidit të karbonit
Sa për krahasim, kjo sasi është më e madhe se sa emisionet e përgjitshme të Portugalisë në shkallë vjetore
Tashmë dihen pasojat në ngrohjen globale, të cilat i kanë shkaktuar zjarret në pyjet e tundrat e Siberisë. Vera e sivjetshme në Arktik, si edhe vitin e kaluar, jashtëzakonisht e nxehtë, ka shkaktuar zjarre në shumë rajone, si në Siberi, duke lënë pas vetes pasoja me shtimin e gazrave serrë në atmosferë dhe me ngritjen e temperaturës globale.
Shërbimi evropian për vëzhgimin e atmosferës Copernicus ka publikuar të dhënat e reja për atë se sa i kanë shtuar zjarret emisionet e gazrave të dëmshme dhe aerolët. Nëse merret parasysh periudha prej vitit 2003 e deri sot, prej kur ky shërbim i përcjell ndryshimet në atmosferë, viti i kaluar veçohet dukshëm, ndërsa qershori i këtij viti ka thyer të gjitha rekordet me emetimin 56 megatonësh të dioksidit të karbonit. Sa për krahasim, kjo sasi është më e madhe se sa emisionet e përgjitshme të Portugalisë në shkallë vjetore.
Zjarret kanë qenë sidomos intensive në republikë ruse Jakuti dhe qarkun autonom Çukotka në verilindjen e skajshme të Siberisë, ku temperatura në qershor ishte dukshëm më e lartë se ajo e rëndomtë për këtë stinë të vitit. Zjarre pati edhe në Alaskë dhe në veri të Kanadasë, por në vëllim më të vogël.
Zjarrin në pyje e ka shkaktuar temperatura e lartë në kombinim me tokën e thatë, ndërsa është e njohur se me rastin e fikjes së zjarreve në atmosferë lirohen sasi të mëdha të dioksidit të karbonit, si dhe ndotës të tjerë, në mesin e të cilëve edhe aerosolë. Mbi Siberi edhe këso grimcash ka pasur më shumë ne krahasim me verat e 17 viteve të kaluara.
Në artktik ngritja e temperaturës është shumë më e madhe se mesatarja globale, fillimi i këtij viti në Siberi ka qenë më i ngrohti i matur deri tash, ndërsa ky trend ka vazhduar edhe ne qershor. Gjatë këtij muaji temperatura ka qene mesatarisht për 5 gradë Celsius më e lartë se rëndom, por në disa rajone edhte shënuar rritje edhe për 10 gradë. Më i parëndomta është e dhëna nga qyteti Verhojansk, ku më 20 qershor temperatura ka arritur madje 30 gradë, që është për 18 gradë mbi mesataren ditore për këtë kohë të vitit./bbgreenkosova
Burimi: atmosphere.copernicus.eu
Foto: TASS, Copernicus