Në Australi lind koala e parë pas zjarreve

Njeriu dhe natyra

Shikojeni videon, e cila do t’ua bëjë ditën e këndshme

Për shkak të thatësive e zjarreve që s’mbahen mend në Australi, popullacioni i koalave është zvogëluar aq shumë sa që nga shoqatat për mbrojtjen e kafshëve kanë alarmuar se mund t’i konsiderojnë si “funksionalisht të zhdukura”.

Për këtë arsye, lindja e kësaj koale në rrjetet shoqërore të kopshtit zoologjik Australian Reptile Park, është përshkruar si “shpresë e re”.

“Ajo është shenjë shprese për të ardhmen e jetës në hapësirat australiane”, shkruan në përshkrimin në Facebook të kopshtit zoologjik, i cili gjendet në Somersbi.

Foshnja ka marrë emrin Ash (hiri), simbolikisht, sepse është koala e parë e lindur “nga hiri”, përkatësisht koala e parë e lindur në Australian Reptile Park pas zjarrëve shkatrrimtare.

Parku ka publikuar një video simpatike, në të cilën shihet foshnja, e cila përshëndet botën, duke nxjerrë kokën nga strajca e së ëmës Rouse.

Burimi: National Geographic
Foto: Shutterstock

Leave a Reply