Gjendja në Antarktik: Mund të përsëritet skenari i epokës së fundit të akullit
Në fund të epokës së fundit të akullit, pllakat e akullit të Antarktikut po tërhiqeshin me një shpejtësi prej 50 metrash në ditë, që është rreth 10 herë më shpejt se sot, kanë zbuluar shkencëtarët britanikë.
Studimi, i udhëhequr nga Instituti i Kërkimeve Scott Polar në Universitetin e Kembrixhit, studioi mostra nga shkëmbinjtë e detit përreth Antarktidës për të llogaritur se sa shpejt tërhiqej akulli rreth 12,000 vjet më parë, gjatë epokës së fundit të akullit në Tokë.
Instituti Scott Polar është një qendër për kërkime në rajonet polare dhe glaciologjinë në të gjithë botën, shkruan portali Science Daily.
Ëhtë treguar se në disa vende shkrihej me një shpejtësi prej më shumë se 10 kilometra në vit, d.m.th që shkrirja ndodhi 10 herë më shpejt se shpejtësia maksimale e vërejtur në dekadat e fundit.
Dhe megjithëse shkalla e tërheqjes së akullnajave është shumë më e ulët sot, shkencëtarët mendojnë se nëse ndryshimi i klimës vazhdon me të njëjtin ritëm, ajo mund t’i afrohet asaj shkalle.
Me ndihmën e automjeteve robotike nënujore, shkencëtarët hulumtuan shkëmbinjtë në fundin e detit, të krijuara nga presioni i akullit i cili ka lëvizur dhe ka pluskuar në ujë pak sipër fundit.
Studimi ekzaminoi pamjen e detit pranë pllakës së akullit të Larsen, e cila gjendej në lindje të Antarktidës.
Ajo mbulonte një sipërfaqe prej 53.1 milion kilometrash të pabesueshme dhe pastaj ra në mënyrë të konsiderueshme në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të për shkak të rritjes së temperaturave të ajrit.
“Ky është studimi i parë që ka treguar përfundimisht se shkalla e tërheqjes së akullit mund të jetë kaq e shpejtë,” tha autori kryesor i studimit Julian Dowdeswell, drejtor i Institutit Scott Polar.
Baticat e ngrohta të oqeanit janë një pjesë kryesore e procesit
Shkencëtarët besojnë se baticat e oqeanit janë pjesë kryesore e procesit. Kur vjen batica, ajo e përplaset me akullnajën dhe heq butësisht akullin nga fund i oqeanit. Kur batica tërhiqet, akulli kthehet në vendin e vet.
Një akullnajë e qëndrueshme do të ngrihet dhe bie në të njëjtin vend. Por, një akullnajë që po e humb vazhdimisht akullin, së pari, çdo herë në baticë, tërhiqet paksa prapa. Rezultati është një model i linjave që formohen në shtratin e detit, që tregon se si akulli ka lëvizur me kalimin e kohës.
Duke supozuar se procesi me të vërtetë u zhvillua në një mënyrë të tillë, modeli tregon se akulli në këtë zonë tërhiqet nga 40 deri në 50 metra çdo ditë. Gjatë gjithë vitit, kjo do të ishte më shumë se 10 kilometra.
Dowdeswell beson se rrethanat e sotme mund të të ngjajnë me atë që ndodhi në fund të epokës së fundit të akullit.
Sot, shkencëtarët besojnë se rrymat e ngrohta të oqeanit kontribuojnë në shkrirjen e akullnajave të Antarktikut. Uji i nxehtë depërton nën akullnajat përgjatë skajeve të tyre, dhe kjo rezulton në destabilizimin dhe rrallimin e tyre.
Mundësia e përsëritjes së të njëjtit skenar?
“Rrethanat e rrallimit të akullnajave ishin ndoshta të ngjashme 11,000 ose 12,000 vjet më parë,” beson Dowdeswell, duke sugjeruar mundësinë e një përsëritjeje të këtij apo një skenari të ngjashëm. Shumë njerëz kanë frikë nga një mundësi e tillë, veçanërisht duke marrë parasysh që shumë qytete bregdetare janë në rrezik në këtë rast.
Një studim i fundit i kryer nga ekspertë të NASA-s tregoi gjithashtu humbjen aktuale të akullit në Antarktidë dhe Grenlandë.
Bëhet fjalë për 118 ose 200 gigatonë akulli në vit, i cili midis 2003 dhe 2019 rezultoi në një rritje të nivelit të detit me rreth 1.3 cm. Problemi është se shkrirja e mëtejshme e akullnajave mund të rrisë nivelin e detit me një metër e gjysmë në të ardhmen e parashikueshme.
Burimi: ScienceDaily
Foto: Vox.com