
Mbjellja e drunjve nuk është vetëm një veprim simbolik
Mbjellja e drunjëve ka një rëndësi të jashtëzakonshme për pyjet tona dhe për mjedisin në përgjithësi. Kjo është një praktikë thelbësore për ruajtjen, përmirësimin dhe rigjenerimin e ekosistemeve pyjore. Derisa sot po shënohet Dita e Tokës nën moton “Planeti ynë, Përgjegjësia jonë”, kujtojmë se ky aktivitet filloi më 22 prill të vitit 1970. Kjo ditë është një mundësi globale për të reflektuar mbi ndikimin tonë në mjedis dhe për të vepruar në mbrojtje të planetit tonë.
Si temë botërore është “Planeti kundër plastikës” (Planet vs. Plastics), kjo fushatë synon të xisë reduktimin global të përdorimit të plastikës deri në 60% deri në vitin 2040, të edukojë publikun mbi ndikimet shëndetësore të mikroplastikës dhe të shtyjë për legjislacion më të fortë mbi prodhimin dhe përdorimin e plastikës
Ndërsa secili mund të kontribuojë duke mbjellur një dru si një prej veprimeve më të dobishme për vendin tonë. Veprime të tjera siç është ulja e përdorimit të plastikës, duke përodorur çanta rrobash, shmang shishet plastike njëpërdorimshe dhe zgjidh alternativa të qëndrueshme. Por, edhe një prej çështjeve të tjera është edhe riciklimi duke krijuar zakone të qëndrueshme në jetën e përditshme siç është riciklimi, ripërdorimi, kursimi i energjisë dhe ujit.
Dita e Tokës nuk është vetëm një datë në calendar, është një thirrje për veprim. Është kujtesë se çdo veprim i vogël ka ndikim dhe se mbrojtja e natyrës është një përgjegjësi që na takon të gjithëve.

1. Ruajtja e biodiversitetit
Drunjtë krijojnë habitate për një shumëllojshmëri të madhe të specieve të kafshëve dhe bimëve. Pyjet e pasura me lloje të ndryshme drunjsh ofrojnë strehim, ushqim dhe kushte jetese për kafshët e egra, zogjtë, insektet dhe organizma të tjerë.
2. Përmirësimi i cilësisë së ajrit
Drunjtë thithin dioksidin e karbonit (CO₂) dhe lëshojnë oksigjen përmes procesit të fotosintezës. Kjo ndihmon në uljen e ndotjes së ajrit dhe në përballimin e ndryshimeve klimatike.
3. Parandalimi i erozionit të tokës
Rrënjët e drunjve ndihmojnë në mbajtjen e tokës, duke parandaluar rrëshqitjet e dheut dhe erozionin. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në zonat malore dhe të pjerrëta.
4. Rregullimi i klimës lokale
Drunjtë ndikojnë në temperaturat lokale duke ofruar hije, duke ulur nxehtësinë në verë dhe duke ndihmuar në ruajtjen e lagështirës. Pyjet ndihmojnë në balancimin e ciklit të ujit dhe në formimin e reshjeve.
5. Burim ekonomik dhe kulturor
Shumë komunitete varen nga drunjtë dhe produktet e pyjeve për jetesën e tyre. Këto përfshijnë dru për ngrohje, frutat pyjore, bimët mjekësore dhe materiale ndërtimi. Gjithashtu, pyjet kanë një rëndësi të madhe kulturore dhe shpirtërore në shumë zona.
6. Edukimi dhe ndërgjegjësimi mjedisor
Aktivitetet si mbjellja e drunjve rrisin ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit. Ato përfshijnë komunitetin, veçanërisht të rinjtë, në mbrojtjen aktive të natyrës.
Në përfundim, mbjellja e drunjve nuk është vetëm një veprim simbolik, por një investim në të ardhmen e shëndetshme të mjedisit tonë dhe brezave që vijnë. Pyjet janë pasuri kombëtare që duhet të ruhen, të rigjenerohen dhe të menaxhohen me kujdes./BBGreenKosova