
Alpinistja Uta Ibrahimi: Ajri i ndotur ma përgjysëmon kapacitetin tim të vrapimit
Shumicën e kohës ajri është i ndotur jo vetëm prej Obiliqit por edhe prej shtëpive dhe prej makinave
Një alpiniste si Uta Ibrahimi natyrisht që cilësia e ajrit është me rëndësi, dhe në këtë aspekt BB Green e ka pyetur Utën se si është jeta e saj në mes vrapimit në natyrë dhe vrapimit urban.
“Jeta është shumë e bukur atje, jo vetëm për faktin që pamjet janë shumë të bukura, mirëpo ajri është shumë i paster dhe shumë ndryshe” thotë Uta Ibrahimi .
Ndërsa sa i përket zonave urbane dhe ndikimi i ajri i ndotur në shëndetin dhe kapacitetin e saj është mjaft i dukshëm siç thotë edhe vëtë Uta.
“Ajri i ndotur ndikon jo vetëm te unë, por te secili njeri që jeton në Kosovë apo kudo tjetër. Mirëpo mendoj që njerëzit tash janë pak më shumë aktiv, sidmos unë që për momentin jam duke u bërë gati për ngjitjet në ekspeditat e mia në Himalaje”.
Ajri i Prishtinës është jashtëzkonisht i keq, mendoj që ndoshta m’a përgjysëmon kapacitetin tim të vrapimit apo të trajnimeve të tjera”, thotë Uta.
Cilësia e ajrit ndikon jashtëzkonisht keq dhe kjo është arsyeja pse provoj që ushtrimet, vrapin e mëngjesit ta bëjë shumë heret në mengjes, atëherë kur nuk ka lëvizje të makinave dhe kur akoma njerëzit janë në gjumë, thotë për fushatën “Le të flasim për Ajrin”, Uta Ibrahimi .
Alpinistja Ibrahimi: “Për këtë arsye dal në ora gjashtë në mëngjes në Gërmi edhe në të njëjtën kohë tentoj që sa më pak të rri në Prishtinë sidomos gjatë dimrit edhe pse kjo nuk është zgjidhje për mua për shkak se punën edhe jetën e kam në Prishtinë dhe duhet të jem këtu. Përndryshe nëse kisha pasë ndonjë mundësi tjetër që gjatë kësaj kohe të jetojë diku tjetër me shumë qef do të isha diku tjetër”.
Siç tregon Uta ajo para se të dal për vrapim informohet se në çfarë përiudhe të ditës ajri është pak më i pastër, mirëpo ashtu edhe siç na ka treguar Uta vrapon në mëngjes kur ajri është pak më i mire. Mirëpo shumicën e kohës sipas Utës, prej muajit nëntor e deri në prill kur shkon në ekspedita pak a shumë është i njëjti tregim, ajri është i ndotur jo vetëm prej Obiliqit por edhe prej shtëpive dhe prej makinave.
“Unë nuk mundëm që t’i reduktoj ushtrimet, ushtrimet duhet t’i bëjë dhe po provoj që të gjejë një orar më të përshtatshëm kur ajri është pak më pak i ndotur, tha Uta./BBGreenKosova