Kryetari Obiliqit: Shqetësimet për ajrin e ndotur janë në vazhdimësi

Më të rejat, Të flasim për ajrin

KEK-u duhet të zbatojë ligjin për Obiliqin dhe të krijoi rripin e sigurisë

Komuna e Obiliqi dhe zonat për rreth sipas ligjit për Obiliqin është përcaktuar si një zonë me rrezik të veçantë mjedisor për shkak të Termocentraleve Kosova A dhe B dhe ndikimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i materieve ndotëse që kanë në mjedis dhe sipas ligjit, Rripi i sigurisë ndikon në zvogëlimin e ndotjes akustike dhe formave të tjera të ndotjes

Rreth pesë milion euro përfiton komuna e Obiliqit nga renta e thëngjillit dhe këto të mira materiale janë shpërnda nëpër linja të ndryshme duke filluar nga ambienti,  shëndetësia, sporti, kultura, arsimi dhe në projekte kapitale, tha për fushatë “Le të flasim për ajrin” kryetari i Obiliqit z. Xhafer Gashi.

Gashi thotë se, KEK-u në vazhdimësi është duke punuar në mbrojtje të ambientit, kemi edhe projekte të përbashkëta të cilat po mundohemi t’i realizojmë, mirëpo unë mendoj se kjo nuk do të mjaftoj. Duhet të vazhdohet edhe më tutje sa i përket çështjes së mbrojtjes së ambientit, shpresojmë që këtë vitë do të bëhet edhe ndërrimi i elektrofiltrave të Kosovës B, thotë kryetari Obiliqit .

“Besojmë që edhe KEK-u do të bëjë impelmentimin e ligjit për Obiliqin i cili e obligon që të krijoi rripin e sigurisë. Rripi i sigurisë nënkupton bankina me shkurre dhe drurë, e cila do ta ndalon ndotjen në komunitet dhe shpresojmë që gjithashtu dhe djerrinat që kanë t’i trajtojnë në mënyrë më specifike.

Ligji për Obiliqin: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=13214

Në tetë vitet e kaluara Gsahi thotë se e kanë pas në fokus edhe ambientin, shumë zona të cilat kanë qenë të mbuluara me inerte apo edhe hapësira të pashfrytëzuara komunale janë shndërruar në parqe dhe sheshe dhe do të vazhdohet edhe më tutje me planifikime të njëjta. Ai ndër të tjera tha se një ndër projektet që do të ketë impakt në ambient është edhe (ko-gjenerimi ) :” nxemja qendrore tani me një projekt që ka fillu ndërtimi i sistemit të pompimit është duke vazhduar, dhe këtë vit janë ndarë rreth dy milionë euro për fillimin e shtrirjes së rrjetit sekondar”.

Gasi thotë se shqetësimet janë në vazhdimësi, ne i marrim edhe matjet nga Instituti Hidrometeorologjik, gjithashtu e kemi edhe një pajisje e cila në vazhdimësi merret me matjen e ndotjes së ambientit. Gjithëherë kur ka tjekalime ne bëjmë edhe shkresa i adresojmë drejt KEK-ut dhe kërkojmë që ata të kenë kujdes në drejtim të ambientit. /BB Green Kosova

#letstalkaboutair #leteflasimperajrin #greenjournalismks #gazetariagjelber

Leave a Reply