Zgjidhjet suedeze: Riciklimi është i dobishëm për mjedisin (1)
Suedia ka më shumë se 5 mijë stacione riciklimi dhe mbi 90% e të gjitha kanaçeve dhe shisheve rikthehen
Në Suedi janë rreth dhjetë milionë banorë, dhe ka më shumë se 5000 stacione riciklimi ku mund të hidhen paketime xhami me ngjyrë dhe xham pa ngjyrë, letër , gazeta ose paketime letre, plastikë dhe metal. Në disa komuna të Suedisë është mundësuar ndarja e mbeturinave në shtëpi , pasi koshat ku hedhen mbeturinat kanë disa ndarje për materiale të ndryshme
Është një ditë dimri dhe bie borë e lehtë në Bromma, një komunë në periferi të Stokholmit. Veturat e radhitura vijnë dhe parkojnë pranë disa ndërtesave të ulëta. Njerëzit dalin dhe marrin karrocat e konsumatorëve në të cilat shkarkojnë qese, paketa të mbushura me gjëra të ndryshme. Këtu, në një nga qendrat e shumta të riciklimit në Suedi zë fill ajo që quhet cikël.
“Në të kaluarën quheshin mbeturina por tani u themi riciklim. Shumë njerëz vijnë këtu me gjëra që duan t’i hedhin dhe ndonjëherë vijnë deri në 2500 vetura në ditë”, thotë Stefanos Kokkinos në qendrën e riciklimit në Bromma, një nga shtatë qendrat e riciklimit në Stokholm, kryeqytetit të Suedisë.
Kokkinos më tej tha se në parking ka edhe karroca të konsumatorëve të cilat mund t’i marrin hua për t’i ngarkuar mbeturinat. Këto karroca të mbushura me gjësende të ndryshme i drejtojnë deri të vendi i caktuar dhe i hedhin në ndarje të ndryshme, varësisht nga ajo se qfarë duan të hedhin. Ky vend është i hapur pothuajse çdo ditë të vitit, nga mëngjesi deri në mbrëmje, thotë Kokkinos.
Në afërsi të banimit të gjithë kanë qasje në një stacion të vogël riciklimi
Në Suedi janë rreth dhjetë milionë banorë, dhe ka më shumë se 5000 stacione riciklimi ku mund të hidhen paketime xhami me ngjyrë dhe xham pa ngjyrë, letër , gazeta ose paketime letre, plastikë dhe metal. Në disa komuna të Suedisë është mundësuar ndarja e mbeturinave në shtëpi , pasi koshat ku hedhen mbeturinat kanë disa ndarje për materiale të ndryshme. Pas disa vitësh kjo gjë do të bëhët e mundur për të gjithë banoret e Suedisë.
Në qendrat më të mëdha të riciklimit, si kjo këtu në Bromma, mund të hidhen mbeturina të mëdha , si: goma, bateri, elektronikë, teknikë të bardhë, tekstile, mobilje ose mbeturina kopshti si degë, bari i kositur, fruta të rëna, dhe ose materiale ndërtimi, si: beton, gips, tulla, qelq, qeramikë dhe materiale izoluese ose mbetje metalike si vaska, kosa për prerje bari, dhe mbeturina të tjera metalike ose kimikate si: ngjyrë, vaj, kimikate shtëpiake etj. Janë rreth 40-50 stacione të ndryshme për klasifikim të mbeturinave në një qendër riciklimi të tillë.
Sipas punonjësit në qendrën e riciklimit në Bromma “Ata të cilët vijnë shpesh e dinë se ku ndodhet çdo stacion, e dinë si dhe ku duhet të hidhët chdo gjë, por shumë të tjerë vijnë dhe na pyesin ne se ku t’i hedhin gjërat, thotë Kokkinos.
“Ata që vijnë duan të riciklojnë dhe përpiqen t’i ndajnë mbeturinat siç duhet”.
Qendra e riciklimit është e planifikuar mirë, me shenja të qarta se çfarë duhet të vendoset në secilin kontejner, të cilët zakonisht vendosen më poshtë, në mënyrë që të hidhen më lehtë mbeturinat. Kontejnerët janë kryesisht të ndërtuar prej llamarine. Kamionët qarkullojnë vazhdimisht nga poshtë për t’i ndërruar dhe për t’i zbrazur kontejnerët.
“Diku çdo dytën javë , ose çdo të tretën javë vijmë këtu. Sot hedhim letër, karton, plastikë, metal dhe mbeturina nga kopshti ynë. Mundohemi t’i ndajmë sa më shumë”, thotë Joakim Planér. Sipas tij shumica e njerëzve në Suedi përpiqen të riciklojnë sa më shumë që është e mundur.
Ndërsa punonjësi I I qendrës së riciklimit Stefanos na thotë: “Ejani me mua – dhe shkojmë të një repart i ndarë në kuadër të qendrës së riciklimit. “Riciklim” shkruan në tabelën nga jashtë. Brenda ka ndarje të ndryshme: vegla, biçikleta, rroba, paisje elektrike dhe të tjera.
“Mënyra më e mirë për të reduktuar sasinë e mbeturinave është konsumimi më i ultë, kuptohet. Është me rëndësi që të përpiqemi të ripërdorim sa më shumë që të jetë e mundur në vend që të hedhim”, thotë Stefanos, derisa na tregon vendin ku janë të ndara gjërat të cilat mund të ripërdorën.
Sipas Stefanos në dhomën e riciklimit mund të lihen gjëra për të cilat më pas kujdeset një kontraktues që ose i shet ato ose ua dhuron atyre që kanë nevojë. Shumë herë vijnë njerëzit me gjëra, sende që janë në ambalazhe të pahapura dhe duan t’i hedhin, por ne që punojmë këtu përpiqemi t’u themi që në vend që t’i hidhni gjërat e mira, dorëzojini për riciklim këtu. Shumë njerëz e kan kuptuar se kjo është gjë e mirë dhe në këtë mënyrë ne kursejmë si lëndët e para ashtu edhe energjinë, thotë Stefanos.
Riciklimi I kanaçeve dhe plastikës
Brenda qendres së riciklimit në Bromma është një repart tjetër, vendi ku hidhen kanaçet dhe shishet e plastikës. Që në vitin 1984, në Suedi u krijua një sistem për riciklimin e kanaçeve të aluminit. Kur të blehen pijet në dyqan atëherë paguhet një tarifë shtesë për kanaçe, një depozitë, e cila më pas kthehet kur të dorëzohen kanaçet. Pas dhjetë vjetësh, ai sistem u zgjerua edhe me shishe plastike dhe u bë një sukses i madh. Më shumë se 90% e të gjitha kanaçeve dhe shisheve rikthehen në Suedi.
Depozitimi kushton prej 10 deri 20 cent (euro), por shumica e suedezëve besojnë se do të dorëzonin kanaçet dhe shishet në riciklim edhe nëse nuk do të paguheshin për një gjë të tillë.
Këtu, në këtë vrimë të makinës mund të hedhin të gjitha kanaçet dhe shishet, thotë Stefanos, duke treguar një hapje të gjerë. Rreth 100 kanaçe dhe shishe plastike renditen në një minutë dhe më pas vjen fatura e cila mund të shrytëzohet në dyqan për të blerë dicka ose e merr shumën e depozitit në formë të të hollave, ose mund t’i dhurohen paratë ndonjë organizate bëmirëse ose ose mund të futën edhe në llogarinë tuaj bankare, tregon për BB Green Stefanos.
Derisa Stefanos po na tregonte procesin e riciklimit të kanacheve dhe të palsstikes një zonjë e pyet se ku mund të lë një xhaketë të trashë për dimër?
-Atje, tekstilet. Por është ftohtë, dhe mbase ju duhet xhaketa, bën shaka Stefanos.
Ka më shumë se tridhjetë vjet që në BE vlen ligji që mbeturinat shtëpiake duhet të klasifikohen, por siç e kuptojnë të gjithë, është e vështirë të kontrollohet një gjë e tillë. Sistemi bazohet në atë që njerëzit të jenë të vetëdijshëm se është e rëndësishme të konsumojnë sa më pak materiale dhe sa më pak energji që të ruajnë mjedisin.
Ndërsa Birgit Johansson thotë se është mirë që ekziston qendra e riciklimit. Absolutisht! Nuk vijë aq shpesh këtu, ndoshta disa herë në vit, por është mirë që ka riciklim në mënyrë që mbetjet dhe mbeturinat mos të përfundojnë në natyrë, thotë ajo.
Ne vazhdojmë me veturën tonë, e cila është elektrike kuptohet …
Vazhdon… Zgjidhje suedeze: Riciklohet xhami, metali për t’u shndërruar në biogas (2)
Raportimet nga Suedia janë mbështetur nga Ambasada e Suedisë në Kosovë në kuadër të fushatës "Le të flaim për ajrin" si dhe në zgjerimin e gazetarisë së gjelbër dhe rrjetizimit botëror.
#leteflasimperajrin #letstolkaboutair #greenjournalismks #gazetariagjelber