
Zhvillimi neurologjik i trurit të fëmijëve varet shumë nga cilësia e ajrit
Ndotja ndikon në çrregullimin e sjelljeve,siç është: autizmi, çrregullimi i spektit autizmit, hiperaktiviteti , deficit i vëmendjes
Behare Bajraktari
Në një intervistë për BB Green Kosova pediatrjadhe nefrologia e njohur Valbona tavileci ka thënë se efekti i dëmshëm i ajrit të ndotur manifestohet në mënyra të ndryshme, dhe të gjithë fëmijët cënohen në mënyrë të njëjtë dhe se ata kanë disa karakateristika të veçanta, kanë frymëmarrje më të shpeshtë, prandaj edhe thithin më shumë ajër të ndotur.
“ Janë me rritje më të vogël, ku ajri i ndotur apo cilësia e ajrit është më e dobët në lartësitë më të ulëta. Pastaj rrin më shumë jashtë, dhe gjithsesi i ekspozohen më shumë ajrit të ndotur, prandaj kjo bën që gjatë rritjes së tyre organet e tyre të ngecin në atë zhvillim”.
Sipas mjekes Stavileci ndikimi fillon edhe në jetën intraktorine , ku ka shumë gjetje dhe hulumtime shkencore që tregojnë se kemi rritje të fëmijës, të frytit në barkun e nënës, me të vogël me peshë më të vogël që në lindje. “Ka lindje para kohe, por shfaqen edhe anomali të lindura, të cilat përndryshe nuk do të ishin shfaqur. Gjithashtu ka disa hulumtime që tregojnë se ka ngecje dhe në rritje në lartësi deri në 1.40 cm te fëmijët deri në moshën 7 vjeç. Lajmërimi i sëmundjeve kronike dhe zhvillimi i smundjeve kronike te fëmijët ndikon në ngecjen në rritje dhe në zhvillim”, thotë mjekja Stavileci.
Ajo për fushatë “Le të flasim për ajrin” inicuar nga Ambsaada e Suedisë në Kosovë ka folur edhe për zhvillimi neurologjik i trurit që varet shumë nga cilësia e ajrit, dhe sipas mjeke ka gjetje që në zhvillimin psiqik edhe në atë motorik, ndikon direkt ajri i ndotur: “ Gjithashtu ndikon edhe në testet e njohurive, ndikon në testet kognitive, ndikon në lajmërimin e çrregullimit të sjelljeve, siç janë autizmi, çrregullimi i spektit autizmit, hiperaktiviteti , deficit i vëmendjes. Është gjetur se disa hulumtime tregojnë ngecje në teset e arritshmërisë te fëmijët në ditët në të cilën cilësia e ajrit ka qenë shumë e ulët, ku grimcat 2,5 mikron kanë qenë në nivel shumë të lartë” .
Stavileci për BB Green tha se: “Duke pas parasysh se fëmijët janë të vegjël dhe gjatë gjithë jetës së tyre do t’i ekspozohen ajrit të ndotur, zhvillimi i tyre varet direkt nga kjo cilësia e ajrit”./BB Green Kosova