GAZETARIA E GJELBËR NË KOSOVË

Green journalism, Më të rejat

BB GREEN KOSOVA

Pse u themelua BB Green Kosova?

BB Green Kosova, është themeluar zyrtarisht me 03/03/ 2019, kjo lindi si nevojë e madhe e për një paltformë ku do të raportohet eksluzivisht për mjedisin dhe gjendjen e rëndë mjedisore në Kosovë.

Çfarë synon BB Green Kosovo?

BB Green Kosova qëllimin e vetëm e ka që qytetarët e Kosovës të informohen për gjendjen reale mjedisore në vend, të vetëdijësohen për veprimet e tyre si dhe të informohen se çfarë detyrimesh kanë institucionet e vendit për çështjet mjedisore. Duke besuar se vetëm informimi i drejtë na sjellë deri tek ndryshimet e synuara për ambientin dhe zhvillimin e qëndrushëm drejt të ardhmës së gjelbër.

Çfarë d.m.th BB Green Kosova?

BB Green Kosova do të thotë ‘Bëhemi Bashkë Green Kosova’.

Slogani i BB Green është ‘Toka është ajo çfarë kemi të përbashkët’, prandaj vetëm bashkërisht mund të arrijmë ta shpëtojmë Kosovën nga ndotja, degradimi i natyrës dhe nga dëmet që n’a sjellë mjedisi i ndotur te ne, te fëmijët tanë dhe gjithçka që n’a rrethon.

Copy Right BB Green Kosova
Logo e punuar nga Arta Bajraktari

Pse në logon e BB green Kosova është një bretkosë?

Bretkosa është një amfibe që jeton vetëm në tokë, ujë dhe ajër të pastër.

GAZETARIA E GJELBËR

Pse dhe si u themelua ‘Gazetaria e gjelbër’ në Kosovë?

Si fillim ishim një numër krejt i vogël që besuam se me raportimet profesonale gazetareske mund të ndikojmë te qytetarët dhe institucionet. Me raportimet vullnetare për mjedisin ne si gazetarë  arritëm që të dëgjohen shumë  probleme për mjedisin.

Gazetaria e gjelbër krijoj edhe më shumë jehonë me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Çekisë në Kosovë gjatë vitit të parë pandemik https://www.mzv.cz/pristina/en/index.html.  Me programin ‘Transition Promotion Program’ u mblodhëm më shumë gazetarë duke raportuar për tema tejet thelbësore siç janë: Ajri ndotur, toka e ndotur dhe uji i ndotur.  Raportimet në këto tema dhe të tjera rezultuan shumë të suksesshme duke u bërë kështu zë i mjedisit te qyetarët dhe një platformë serioze ku zyrtarët e shtetit informohen  për shumë probleme mjedisore nga raportimet tona gazetareske.

BB Green-i ndikoj me raportimet e përditshme së bashku me qytetarët që e ndaluan ndërtimin e lagjës te liqeni i Badovcit, ishte e vetmja medie që raportoj në baza ditore.

Lajmet me te reja https://bbgreenkosova.com/

No photo description available.
Logoja e fushates ne mbrojtje te liqenit gjate vitit 2020

Duke e parë nevojen e madhe dhe gjendjen e keqe në mjedisin tonë lindi nevoja që ta themelojmë ‘Gazetarinë e gjelbër’. Rruga më e sigurt për të arritur Kosova objektivat e saj mjedisore është që të raportohet nga mediet e specializuar me gazetarë kompetent në raportime për mjedisin.

BB Green Kosova

Ky portal ëthtë themeluar nga gazetarët e gjelbër

Leave a Reply