Çmimi i energjisë në vendet e Ballkanit, si renditet Kosova?
Shqipëria dhe Mali i Zi kanë çmimet më të shtrenjta të energjisë elektrike në rajon, sips Institutit Europian të Statistikave, Eurostat. Një kilovat orë energji në Mal të Zi kushtonte 0.085 euro ndërsa në Shqipëri, 0.078 euro (pa llogaritur taksat).
Energjia më e lira është në Kosovë, me 0.053 euro/kvh. Më pas renditet Serbia (0.055 euro), Maqedonia e Veriut (0.067 euro) dhe Bosnjë-Hercegovina (0.073 euro).
Sipas të dhënave të Eurostat, në krahasim me 6-mujorin e parë 2015, çmimet e energjisë elektrike për familjarët (pa përfshirë taksat) për Shqipërinë janë rritur me rreth 15% deri në fund të 2019-s. Në 6- mujorin e parë të 2015-s, çmimi mesatar ishte 0.0676 euro për kilovat orë dhe në gjysmën e dytë të 2019-s arriti në 0.0778 euro.
Në Europë, çmimi më i lirë është:
Ukraina (0.041 euro/kvh),
Gjeorgjia (0.052)
Kosova0.053 euro/kvh.
Bashkimi Europian
Mesatarisht, konsumatorët familjarë në shtetet e Bashkimit Europian (27 shtete) e paguajnë energjinë 0.128 euro/kvh (1.6 herë më shumë se në Shqipëri dhe 2.4 herë më shumë se në Kosovë) për vitin 2019. Energjia është më e shtrenjtë në Irlandë (0.213) dhe më e lirë në Bullgari (0.8 euro/kvh) deri në fund të 2019-s.
Kriza e energjisë
E gjithë Europa ka hyrë në një krizë të thellë energjie për shkak të kufizimit të burimeve të prodhimit dhe rritjes së shpejtë të kërkesës pas pandemisë. Dimri i ftohtë në Europë dhe në Azi çoi në uljen e rezervave të gazit, ndërsa rimëkëmbja ekonomike nga pandemia ka rritur kërkesën dhe shpejtësia më e ulët e erës në Europë këtë verë, ka zvogëluar prodhimin e energjisë së rinovueshme.
Rritet çmimi i gazit
Çmimet e gazit natyror në Europë janë rritur, duke shtuar frikën e një krize të mundshme karburanti në dimër dhe duke rrezikuar gjithashtu rimëkëmbjen ekonomike. Javën e kaluar, çmimet e gazit arritën gati 10 herë më të larta që nga niveli i tyre në fillim të vitit. Ato u ulën prapë pasi Putin sinjalizoi se Gazprom mund të rriste furnizimet. Edhe energjia elektrike është bërë më e shtrenjtë në Europë.
Burimi: ec.europa.eu/eurostat/statistics-explained
Foto: bostonmagazine.com