Qytetarëve të Kosovës zhurmat u shkaktojnë probleme serioze shëndetësore

Më të rejat

Ndotja akustike është rritja e nivelit të zhurmave në një mjedis të çfarëdoshëm deri në një masë të tillë që ndikon negativisht në shëndetin e dëgjimit dhe fuqinë përceptuese te njeriu.

Ndotja nga zhurma është një rrezik i padukshëm. Nuk mund të shihet, por sidoqoftë është i pranishëm. Kjo ndotje konsiderohet të jetë çdo tingull i padëshiruar ose shqetësues që ndikon në shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve dhe organizmave të tjerë.

Sipas zyrtarës së Avokatit të Popollit Valbona Puka-Gola:”Një ndër problemet kryesore që janë rëndit në ndotje dhe që njerëzit e rëndomtë nuk i mendojnë janë zhurmat, aromat dhe kundërmimet. Gola thotë se ne si ndotje që e shohim më shumë është ndotja e ujit,  shpërthimi i kanalizimi, mbeturinat, por asnjëherë njerëzit nuk e mendojnë ndotjen nga zhurma edhe nga kundërmimet e ndryshme, aromat e ndryshme. Dihet që qytetarët janë duke u ballafaquar çdo ditë me problemet e ndikuara nga zhurmat si në mjediset urbane, po ashtue dhe ato rurale, tha Puka-Gola për RTK”.

Ligji për mbrotje nga zhurma nuk zbatohet dhe është krejtësisht jashtë funksionit, ndërsa qytetarët e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme  përballen me zhurma të ndryshme, si të brendshme ashtu edhe zhurma të jashtme.

Puka -Gola thotë se “Një ndër çështjet që nuk është përmendur është një shqetësim i ngritur prej avokatiti të popullit vite me radhë ndërtimi i autostradave dhe mos vendosja e paneleve mbrojtëse kundër zhurmës në vendet ku kalojnë nëpër vendbanime të qytetarëve”.

Qyetarët as nuk janë të informuar mbi të drejten e tyre për t’u mbrojtur nga rreziku i padukshëm, ndotja akustike as për të drejten e tyre shëndetësore dhe pronësore.

Avokati i populli ka publikuar një raport të gjërësishëm për gjendjen e të drejtave të njeriut në rajonin e Obiliqit, por edhe në vendet që e rrethojnë komunën e Obiliqit, një ndër çështjet e analizura është edhe ndikimi i zhurmës nga operimi i KEK-ut, sidomos rreth mihjës sipërfaqësore.

Për këtë çështje zyrtari për media Skender Bucolli thotë se:” KEK-u është i vetmi institucion që bënë matjen e rregullt si të zhurmës akustike ashtu edhe të ajrit dhe ujit. KEK-u ka një territor të madh dhe natyrisht se brenda KEK-u ka zhurma, por në bazë të matjeve jashtë KEK-ut nuk ka kaluar në bazë të perimetrave që është 85 decibel. Bucolli thotë se matjet akustike janë mujore, ndërsa matjet e ujërave bëhen çdo javë, bëhen në çdo vend ku bëhen shkarikime nga ana e KEK-ut. Ndërkohë që bëhen edhe jashtë KEK-ut në lumin Drenica dhe në lumin Sitnica, ku bëhet matja në hyrje të territorit dhe në mes të termocentralit Kosoava A dhe Kosova B dhe në dalje të fushës ku operon KEK-u. Bucolli thotë se bëhen matjet e rregullta mjedisore dh i dërgohen të dhënat komunës së Obiliqit dhe Ministrsisë së Mjedisit.

Sipas zyrtarëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, të dhënat janë nga Raporti i Gjendjës në Mjedis, Shkurt 2021.

Për problematikën e zhurmës akustike Tafë Veselaj nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedjsit thotë se: “Problemi i zhurmës në Kosovë është një prej problemeve më të pazgjidhura deri më tani për arsye se akoma nuk kemi ndonjë monitorim apo një sistem monitorimi në nivel vendi të zhurmës akustike.

Veselaj thotë se monitorimi do të duhej të bëhej qysh prej legjislacionit që ka hyrë në fuqi dhe ai ligj akoma është në fuqi, gjithashtu monitorimi duhet të bëhet edhe nga ana e komunave edhe institucioneve relevante, por në përgjithësi në Kosovë mungon një sistem i monitorimit të ndotjës akustike.

Sipas Veselajt, institucionet qendrore e kanë një përgjegjësi tjetër dhe komunat një përgjegjësi tjetër, mirëpo legjislacioni aktual nuk e rregullon këtë çështje, për këtë arsye po pritete që të bëhet një ridraftimi i ligjit ku do të ndante përgjegjësitë institucionale veç e veç.

Ndotja nga zhurma ndikon në njerëz në baza ditore. Problemi më i zakonshëm shëndetësor që shkakton është humbja e dëgjimit të shkaktuar nga zhurma. Kosova nuk e ka asnjë të dhënë në këtë aspekt,madje edhe të ndonjë mjeku apo instituti për të hulumtuar në aspektin individual shkëncor.

Otolaringologu i njohur Arben Qosja tha së:”Zhurmat mjedisore kanë disa pasoja tek njerëzit, përveç pasojave organike d.m.th direkt në organin e dëgjimit edhe në aspektet psiqike, pra psiko organike ose të kombinuara. Doktor Qosja thotë se pacienti vjen dhe ankohet për një ushtimë në vesh, ankohet për pagjumësi dhe problem të tjera dhe këto janë problem që ka shkaktuar zhurma. Ndërsa tek disa të tjerë mundet direkt ta dëmtojë organin e dëgjimit, pra len pasoja të përjetshme.

Shumë fëmijë që jetojnë afër aeroporteve ose rrugëve të zhurmshme është zbuluar se vuajnë nga stresi dhe probleme të tjera, të tilla si dëmtime të kujtesës, nivelit të vëmendjes dhe aftësisë për të lexuar.

Qosja i cili është i specializuar në aksutikë thotë se “Ne mendojmë se të vegjlit janë më të durueshëm ndaj zhurmave, mirëpo organ i dëgjimit është po aq i ndjeshëm si tek të vegjlit ashtu edhe tek të rriturit. Dallimi është se të vegjlit më rrallë ankohen në krahasim me të rriturit, por efekti është i njëjtë

Nga zhurma e trafikut deri në koncertet rock, tingujt e lartë ose të pashmangshëm mund të shkaktojnë humbje të dëgjimit, stres dhe presion të lartë të gjakut.

Sipas doktorit Qosja karakteristikë e këtyre dëmtimëve është sidomos tek këngëtarët: “Ata janë tërë kohës së ekspozuar ndaj intesitetit të lartë të zhurmës, mirëpo kohëve të fundit po paraqiten problem edhe te personat që qëndrojnë një kohë të gjatë në një ambient të ndotur me zhurmë”.

Trafiku rrugor është burimi kryesor i ndotjes akustike në Europë, thotë raporti i ri i Agjencisë Europiane të Mjedisit ‘Zhurma në Europë – 2020’, me nivelet e zhurmës që parashikohet të rriten në zonat urbane dhe rurale gjatë dekadës së ardhshme për shkak të rritjes urbane dhe rritjes së kërkesës për lëvizshmëri . Hekurudhat, avionët dhe industria mbledhin burimet e tjera kryesore të ndotjes së zhurmës mjedisore.

BE e konsideron të lartë ekspozimin afatgjatë ndaj niveleve të zhurmës mbi 55 decibel, ndërsa Kosova akoma nuk bënë asnjë lloj të matjeve. Qytetarët jetojnë në mes zhurmave me rezikun shëndetësor të padukshëm./BB Green Kosova

Leave a Reply