Qevera e re me ministrinë për Tranzicionin Ekologjik
Qeveria e re e Italisë e drejtuar nga Mario Draghi do të ketë një ministri të re, të emërtuar Ministria për Tranzicionin Ekologjik. Kjo ministri, e kërkuar nga një nga aleatët qeveritarë, Beppe Grillo, duhet të ketë së paku kompetencë mbi energjinë. Detajet do t’i zbulojë vetë Mario Draghi në vijim.
Një nga hipotezat është ajo e fuqizimit të Ministrisë së Mjedisit, duke e vendosur në plan të parë për menaxhimin e fondeve të rimëkëmbjes me kompetenca të reja për shembull në energji dhe me një përcaktim fondesh më të mëdha.
Por një postim në rrjetet sociale nga Luigi Di Maio duket se njofton hapjen e një skenari me ambicioz. “Projekti synon mbështetjen e ambientit, që sikurse Lëvizja 5 Yjet ka bërë gjithnjë, ka në fokus integruimin e mborjtjes së tokës sonë me mundësinë e zhvillimit dhe rritjes ekonomike” ka deklaruar Di Maio.
Puna e parë e Draghi do të jetë rindërtimi i Planit të Rimëkëmbjes së Italisë, i cili duhet t’i dorëzohet Komisionit Evropian deri në Prill për të kapur më shumë se 200 miliardë euro (240 miliardë dollarë) të fondeve të nevojshme për të ringjallur ekonominë e goditur nga recesioni.
Sipas një marrëveshjeje të BE-së, 37% e këtyre parave duhet t’i kushtohen tranzicionit në një ekonomi me karbon të ulët./BB Green Kosova
Burmi: reuters
Foto: usnews