Ndikimi i prodhimit masiv në planet
Të gjithë e njohim fazën e prodhimit, blerjes dhe hedhjes së produkteve tona, por jo të gjithë e dijmë ndikim afatgjatë të këtij procesi.
A e keni menduar ndonjë herë se në qfarë procese kalojnë produktet derisa mbërrijnë në shtëpinë tuaj? Produktet kalojnë në një sistem, nga prodhimi, blerja, dhe hedhja e tyre.
Por ky sistem është shumë më i thellë se aq, atë që nuk e dijmë të gjithë për procesin e gjërë të prodhimit, blerjes dhe hedhjes së produkteve që ne i përdorim çdo ditë të jetës tonë, është se këto faza kanë një ndikim në jetët, shëndetin dhe planetin tonë.
Po kështu përshkruhet procesi i përdorimit të produkteve në një projekt të quajtur “Story of stuff, i cili e përshkruan gjerësisht ndikimin tonë të prodhimit të produkteve në planet dhe në shëndet, që nga faza e nxerrjeve të burimeve natyrore, prodhimit, blerjes dhe në fund edhe hedhjen e tyre.
Sistemi i prodhimit të produkteve nga larg mund të duket si një procedurë normale, por në fakt është një sistem në krizë, një sistem linear i cili nuk funksionon në një planet në të cilin çdo gjë funksionon në cikël. Në çdo fazë, ky sistem po ndikon në botën tonë, po ndikon në shoqëri, kulturë, ekonomi dhe në mjedis , dhe në çdo moment po takohet me kufijtë që po na shkatërrojnë.
Ky sistem prodhimi, që nga fillimi i nxerrjes së burimeve natyrore, krijon dëme të mëdha duke shpyllëzuar, shkatërruar male dhe duke ndotur ujin e natyrën, dhe duke zhdukur masivisht kafshët.
Vetëm në tre dekadat e fundit, një e treta e burimeve natyrore të planetit tonë është konsumuar, pra është zhdukur.
Pas nxerrjes së burimeve fillon faza e prodhimit, e cila është më e rrezikshmja, duke liruar kimikate dhe toksina të cilat përveç se lirohen në ajër, tokë dhe ujë gjatë prodhimit, në produktet tona përmbahen toksina shumë të rrezikshme, që shumë shpesh edhe i konsumojmë. Këto toksina krijojnë pasoja afatgjate në shëndetin tonë, dhe janë vërtetuar shkencëtarisht nga shumë studime të ndryshme.
Duke përmendur edhe konsumin, kërkesa e blerjes e cila çdo ditë e më shumë po rritet po i shtyn fazat e nxerrjes dhe prodhimit të shtohen edhe më shumë.
Pas këtyre fazave, sistemi kalon në fazën më të dëmshme, në fazën e hedhjes, duke përmendur plastikën, vetëm 9 përqind e saj në të vërtetë riciklohet, për shkak se produktet kanë aq shumë materiale të përziera mes vete, ato gati asnjëherë nuk riciklohen. Kurse përqindëshi tjetër digjet, ose hidhet në gropa masive, gjë që prej të cilës të gjithë po i vuajmë pasojat.
Në projektin “Story of stuff”, përmenden edhe shumë faktorë të tjerë gjërësisht sikur konsumi, blerja, çmimet e produkteve, modën e shpejtë e shumë faktorë të tjerë, të cilët ndikojnë negativisht në mjedisin tonë dhe gradualisht e shkatërrojnë atë.
Video informatë të “Story of stuff” e krijuar nga Story of stuff project.