BE rinegocion Traktatin e Kartës së Energjisë
Eurodeputetët i kërkuan BE-së të tërhiqet nga Traktati i Kartës së Energjisë (ETC), i përshkruar si i vjetëruar dhe sigurues jete për karburantet fosile.
“Ne duhet ta përgatisim ETC-në për të ardhmen, që të na ndihmojë të përballemi me ndryshimin e klimës dhe tranzicionin e gjelbër”, tha eurokomisioneri për Energjinë, Kadri Simson, gjatë një debati në Parlamentin Europian.
I nënshkruar në vitin 1994, Traktati i Kartës së Energjisë (ECT) u miratua në fund të Luftës së Ftohtë nga rreth pesëdhjetë shtete, me qëllim lehtësimin e bashkëpunimit energjetik me vendet e Europës Lindore dhe të ish-BRSS-së, duke mbrojtur investimet ndërkombëtare në këtë sektor.
Me synimin për të përmirësuar sigurinë e furnizimit, ajo detyron secilën palë të lehtësojë tranzitin e produkteve të energjisë pa dallim dhe vendos procedura të rrepta për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis shteteve, si edhe midis shteteve dhe kompanive.
Rinegociim i Traktatit nisi këtë vit, në sfondin e shqetësimeve klimatike, me dy raundet e para të bisedimeve që u zhvilluan në korrik dhe shtator.
Një raund i tretë pritet të zhvillohet në fillim të nëntorit.
Burimi: ervo