Kërcënim për shëndetin: Ajri ndotur, toka ndotur, uji ndotur
‘BB Green Kosova’, në ‘T7’, tema për mjedisin, ndryshimin klimatik, dhe përparimin e Kosovës mbi legjislacionin e BE-së për mjedisin
Në programin e mëngjesit në ‘T7’, si përfaqësuese e‘BB Green Kosova’ ishte e ftuar për të folur për mjedisin dhe ndryshimin klimatik, themeluesja Behare Bajraktari, e cila mes tjerash e komentoi pjesën e raportit të përparimit mbi mjedisin ku me ç’rast vuri theksin tek legjislacioni i BE-së.
Legjislacioni i BE-së për mjedisin përmban dispozita që adresojnë ndryshimin e klimës, cilësinë e ujit dhe të ajrit, menaxhimin e mbeturinave, mbrojtjen e natyrës, ndotjen industriale, kimikatet, zhurmën dhe mbrojtjen civile.
“Në çdo pikë që është vendosur në këtë raport flet se si institucionet e Kosovës kanë dështuar. Kosova nuk ka mungesë të ligjeve, por zbatimi i tyre nuk është harmonizuar me ligjet e BE-së. Sidomos, nuk janë respektuar normat mjedisore”, tha Behare Bajraktari gjatë intervistës.
Sipas strategjisë së BE-së mbi mjedisin, është dashur që në periudhën 2011 deri 2020 të zbatohej financim i duhur, të vendoseshin rregullat, të aprovoheshin procedura të reja dhe aktivitete për të përmirësuar gjendjen mjedisore të Kosovës. Një ndër problemet kryesore është ajri i ndotur, cilësia e ultë e ajrit është ende një kërcënim për shëndetin tone. Institucionet e Kosovës dështuan të miratojnë dhe zbatojnë masa për ta përmirësuar cilësinë e ajrit të cilën mund ta bënin përmes planit për zvogëlimin e emetimeve.
Në raportin evropian zë vend të rëndësishëm edhe çështja e hidrocentraleve, dhe së cilë temë i jepet shumë rëndësi.
“Në Kosovë janë duke u ndërtuar hidrocentrale, mirëpo nuk janë përfillur fare se cfarë ndikimi mund të kenë ato në mjedis, nuk është menduar fare se nëse nuk do të ketë ujë, a do të jetë i mundur vendbanimi në atë vend”, tha Bajraktari, duke shtuar se dihet se kush i ka dhënë këto vendime.
“Madje në raport është thënë se në Kosovë çështjen e mjedisit ia kanë lënë ndërkombëtarëve dhe OJQ-ve. OJQ-të mund të krijojnë projekte, programe ose fushata por nuk janë insitucionet të cilat sjellin vendimet e shtetit për projektet afatmesme ose afatgjate për mjedisin”, tërhoqi vërejtjen ajo.
Ndryshimi klimatik gjithashtu është një temë e shpërfillur në Kosovë, vendi ynë ende nuk është marrë me çështjet tejet të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndryshimin klimatik dhe përmirësimin ligjor e strukturor në përputhje me marrëveshjet dhe proceset e Bashkimit Europian për një mjedis më të gjelbër.
“Institucionet duhet të ndalojnë degradimin, të fillojnë përmirësimin që të mos bëhet dëmtimi i mëtejshëm. Pyjet janë duke u prerë shumë dhe nuk është duke u respektuar asnjë rregull”, tha themeluesja e BB Green,si medie e vetme që raporton për mjedisin e Kosovës.
Kosova është ende një shtet në zhvillim, dhe sa për temën e mjedisit, jemi ende në fillim të krijimit të aktiviteteve dhe programe për të mirën e mjedisit, dhe përderisa Kosova ka arritur disa progrese në zbatim të ligjit të mjedisit të BE-së, është ende në faza të hershme.
Ligji i BE-së për mjedisin përmban dispozita që adresojnë ndryshimin e klimës, cilësinë e ujit dhe të ajrit, menaxhimin e mbeturinave, mbrojtjen e natyrës, ndotjen industriale, kimikatet, zhurmën dhe mbrojtjen civile.
Sipas raportit është dashur që në periudhën 2011 deri 2020 të vendosej rregulli në legjislacion dhe mjedis por jo që nuk është bërë por në disa raste është degraduar më tej.
Ndryshimi klimatik gjithashtu është një temë e shpërfillur në Kosovë, dhe se vendi ynë pothuajse është inekzistent në aspektin e klimës. Bashkë me ndotjen e ajrit, është ndotur edhe uji i lumenjëve, liqeneve e pyjeve duke rrezikuar tërë ambientin jetësor.
“Nuk është duke u respektuar asnjë rregull, dhe ministritë përkatëse i dinë këtë gjëra”, nënvizoi Bajraktari.
Përveç ndotjes së ajrit, të ujit dhe tokës, vendi dhe popullata ndotet nga zhurma. “Një problem tjetër shqetësuese është ndotja akustike. Kosova duhet të dijë të rregullojë aspekte të zhurmës, sidomos zhurmat ndërtimore dhe të tjera, të cilat nga qytetarët konsdirohen torturuese”, tregoi Bajraktari.
“Qytetarët nuk duhet t’i pranojnë aspak këto veprime, edhe pse këto çështje nuk respektohen në Kosovë” , tha Bajraktari në emër të ‘BB Green Kosova’, e cila me këtë rast edhe një here ka ngritur disa aspekte të reja në publik, por për të cilat tema flitet rrallë.
Ndër të tjera në Raportin e Përparmit të BE-së për Kosovën në kapitullin për mjedisin dhe ndryshimet klimatike thotë se cilësia e ajrit vazhdon të përbëjë një kërcënim të madh për shëndetin. Autoritetet dështuan të miratojnë dhe zbatojnë masa për ta përmirësuar atë, veçanërisht përmes planit për zvogëlimin e emetimeve. Strategjia e cilësisë së ajrit ende nuk është zbatuar. Ndotja e pakontrolluar, veçanërisht nga termocentralet e skaduar, ngrohja shtëpiake, trafiku, emetimet industriale dhe djegia e mbeturinave dhe materialeve të tjera toksike, kërkojnë veprime të mënjehershme. /BB Green Kosova/
Raporti i Përparimit te BE-së per Kosovën, Kapitulli Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike: https://bbgreenkosova.com/?p=4701
Linku i intervistës në T7: https://video.gjirafa.com/gjesi/gjesi-raporti-progresit-i-be-se-mjedisi-dhe-ndryshimi-i-klimes?fbclid=IwAR3lCOnbEFG1j8gcy8pn18gUovXjNJQ_VaLVkLp1b4KUPzveIysvx6XdUwk