Maskat, një hedhurinë e re e kohës së pandemisë

Degradimi i natyrës

Pandemia ka shtuar edhe një lloj të ri hedhurinash – maskat.

Pas kanaçeve e shisheve të pijeve, ambalazhit të ushqimeve, qeseve të plastikës, edhe ato i hasim kahmos, i harrojmë e i hedhim në rrugë, në trotuar, në gjelbërim, duke dëshmuar kështu edhe me këtë mungesën e kulturës për ruajtjen e mjedisit e të pastërtisë.

Gjetiu në botë kanë bërë përpjekje që edhe maskave, droëzave e mburojave të ndryshme të pandemisë të prodhohen nga materiale të reciklueshme, apo të tilla që mund të lahen dhe të përdoren shumëherë. Për këtë ndër ne nuk ka menduar kush, madje nuk i kemi ndaluar as prodhimet për një përdorim nga plastika, siç është vendosur në Bashkimin Evropian.

Sipas një raporti të Agjencisë për mbrojtjen e mjedisit të vitit 2018, përafërsisht 580.000 tonë (0.9 kg / ditë, për kokë banori) mbeturina të mbeturinave gjenerohen në Kosovë.

Nga 580,000 tonë të gjeneruar, afërsisht 420,000 tonë (72%) të mbeturinave grumbullohen nga operatorë publik
e privat dhe më pas deponohen në deponitë sanitare ose josanitare;

Më pak se 60% e popullsisë merr shërbim të rregullt nga një operator ligjor; Më shumë se 50% e popullsisë jeton në zonën rurale dhe vetëm rreth 40% e mbeturinave që ata gjenerojnë grumbullohen dhe shkarkohen siç duhet në deponi;

Vetëm 62,461tonë mbetje të riciklueshme (15% e sasisë totale të mbeturinave të grumbulluara) grumbullohen nga kompanitë e përpunimit të mbeturinave në Kosovë;

Nga sasia totale e mbeturinave të grumbulluara në vend (rreth 420,000 tonë) vetëm 2.7% të mbeturinave janë përpunuar dhe pastaj janë eksportuar për industrinë e riciklimit në vende të tjera, sepse iIndustria e riciklimit të mbeturinave në Kosovë nuk është e zhvilluar;

Më shumë se 1500 deponi të paligjshme janë identifikuar në vend. Hedhja ilegale e mbeturinave mbetet problem dhe eliminimi i qëndrueshëm i tyre është ende sfidues.

Megjithatë, edhe gjetiu në botë meturinat e pandemisë po arrijnë edhe në oqean, duke iu shtuar 13 milionë tonëve të plastikës, sa vlerësohet se derdhet në oqeanet tona çdo vit, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara për vitin 2018./bbgreenkosova

Burimi: AMM
Foto: BB Green Kosova

Leave a Reply