Biodizeli që do ta shpëtoj token dhe mjedisin
Rruga e vetme që secili veprim individual dhe biznesor të karakterizohet me mjedisin
Gazetarja Edona Demaj, la gazetarinë për biodizelin. Nëna e tre djemve është e lidhur ngusht me natyren, mjedisn, djemtë e saj dhe gazetarinë. Por, Edona e la gazetarinë dhe filloi një çasje të re ndaj mjedisit, duke u kujdesur në aspekt të dyfishte, njëkohësisht për familjen dhe mjedisin.
E nisi profesionin e saj të ri përpunimin e vajit bimor, vajin që në përditshmëri familjet dhe restorantet do ta kishin hudhur në kanalizime apo diku në natyre, duke shkaktuar dëme. Biodizeli si nje lëndë djegëse alternative e fituar nga kombinimi i vajrave bimore karakterizohet me disa përparësi, në mbrojtje të mjedisit jetësor, në dallim me dizelin mineral. Një nënë që kujdesët për jetën e fëmijëve të saj dhe fëmijëve të tjerë, jo vetëm në aspketin mjedisor, por kultivon edhe edukaten se si duhet vepruar ndaj natyrës dhe mjedisit si tërësi.
Tash është rruga e vetme që secili veprim individual dhe biznesor të karakterizohet me mjedisin. Kështu ka bërë Edona Demaj duke themeluar kompaninë Eco Kos e cila bënë grumbullimin vajit të përdorur ushqimor si dhe duke u bërë pjesë e mbrojtës së mjedisit, njëkohësisht.
Vaji i përdorur i ushqimor (UCO) prodhohet çdo ditë në sasi të mëdha nga industritë ushqimore dhe familjet. Për shkak të deponimit joadekuat ky lloj i mbeturinave konsiderohet si ndotësi më i zakonshëm i ujit dhe tokës, duke përbërë ¼ e të gjitha kategorive të ndotjes.
Duke ndjekur praktikat ndërkombëtare të ekonomisë së gjelbër, në vitin 2018, Eco Kos prezantoi një sistem inovativ të menaxhimit të mbeturinave – grumbullimin, transportimin, ruajtjen dhe trajtimin fizik të vajrave dhe yndyrave të përdorura me origjinë bimore.
Madje sipas studimeve të fundit shkencore studiuesit propozojnë që kalimi në proteina të buruara nga bimët do të rrisë tokën bujqësore, që mund t’u dedikohet përsëri ekosistemeve që të thithin dioksid karboni. Pra ushqimi me vaj bimor do të sillte të mira për të gjithë.
Një prej të mirave apo përfitimeve është se konsumatorët nuk humbasin asgjë, përkundrazi ftojnë shumë: Kompania Eco-Kos, iu dërgon shishet apo bidonët konsumatorëve familjarë si dhe bizneseve, restoranteve si dhe shkon e bënë mbledhjën e tyre. Konsumatorët familjarë për çdo 5-6 litra vaji të mbledhur e fitojnë një litër vaj, ndërsa restorantet paguhen për çdo kilogram. Përfitimi tjetër është që tubacionet e lavamanit të kuzhinës nuk do të bllokohen më nga derdhja e vajit, pas përdorimit. Gjithashtu edhe llumi i vajit edhe nga vetë kompania mblidhet në një vend të posaçëm.
Demaj thotë se si lider në këtë fushë deri tash kanë eksportuar qindra tonë të UCO në Evropë. Para se vaji të dërgohet në Austri kompoania e autorizuar Eco Kos, fillimisht e bënë pastrimin e vajit të grumbulluar ku kanisterët një tonëshe mbushen me vaj pasi është pastruar nga llumi i vajit dhe kur të arrihet një shumë e caktuar bëhët transportimi për në destinacion.
Proceci i grumbullimit të vajit nuk është i komplikuar, porse nevojiten disa procedura dhe duhet të plotësohen disa standarde. Ndërsa kur të ulen temperaturat gjatë dimrit për ta bërë më efikase punën e vajit janë dy cisterna nga pesë tonëshe që janë me ngrohje. Në këto cisterna mbahet vaji i shkrirë.
Vaji bimor shndërrohet në bio-naftë ku përdoret për agri kulturë. Ky bio-dizel përdoret në bujqesinë austriake dhe çmimi për një litër mund të shkoj deri në 4 euro, prandaj një naftë të tillë bio nuk gjen përdorim në kulturen bujqësore në Kosovë.
Përfitimet janë të shumëfishta si për mjedisin, tokën, dheun, kanalizimet e e shtëpive-banesave ashtu edhe për bizneset, resotrantet. Si e vetmja e këtij lloji në Kosovë edhe Eco Kos e vuajti përiudhen e izolimit, ku gjatë dy mujave pati më pak vaj, ashtu siç ka edhe tash më pak vaj, sidomos në bizneset e restoranteve./BB Green Kosova