Zvarritësi i kuq, i rrallë dhe i rrezikuar në Kosovë

Degradimi i natyrës

Haset vetëm në Prizren, Restelicë dhe dy lokalitete në Pejë, por mund të zhduket, sepse është lloj i rrezikuar

E quajnë Zvarritësi krahëkuq, për shkak të ngjyrës së krahëve të tij, ndërsa anglisht i thonë Zvarritësi i mureve, sigurisht për shkak se ngjitet shkëmbinjve, habitat i preferuar i tij. Emrin shkencor e ka Tichodroma muraria (Linnaeus, 1766), nga rendi i harabelave, Passeriformes, familja Tichodromidae.

Në Librin e kuq të faunës së Republikës së Kosovës, e cila përfshinë llojet e kafshëve të rrezikuara, përshkruhet si shpezë me madhësi 16.5–17 cm, me peshë 16.7–19.3 g. Është shtegtar i distancave të shkurtra. Ushqehet me insekte, merimanga dhe parruazorë të tjerë.

Jeton në zona shkëmbore kontinentale dhe maja malore të maleve etë Evropës jugore dhe lindore (Spanja veriore dhe Franca jugore e lindore, përfshirë Korsikën në Itali, Ballkanin, Kaukazin, Turqinë jugore dhe lindore), në lindje deri në Iranin verior (Mali Elburz, mbase edhe
Azerbajxhani dhe Mali Zagros). Nuk folezon në ultësira.

Në Kosovë është lloj i mbrojtur (Udhëzimi Administrativ Nr. 18/2012 Për Shpalljen e Llojeve të Egra të Mbrojtura dhe Strikt të Mbrojtura), për shkak se jeton vetëm në fshaton Restelicë të Dragashit, në anë të Prizrenit dhe në dy lokalitete të Pejës, ndërsa trendi i popullatës konsiderohet i panjohur. Disa pjesë të zonës së përhapjes së këtij lloji janë të caktuara si zonë e mbrojtur.

Në Evropë konsiderohet lloj për ekzistencëne e të cilit ekziston shqetësim i vogël, ndërsa në Kosovë e kërcënon zhdukja, për shkak se zona e tij e përhapjes është e ngushtë, vetëm 500 km² dhe në rënie të mëtejme, ndërsa lokalitet e tij janë vetëm rreth 5 sosh.

Është lloj i rrezikuar nga rrugët dhe hekurudhat, ndërhyrjet dhe shqetësimet njerëzore gjatë aktiviteteve rekreative, degradimi i mjedisit.

Veprimet e nevojshme për konservim janë mbrojtja e tokës dhe ujit, mbrojtja e lokalitetit e zonës së tij, mbrojtja e resurseve dhe habitateve. Ekspertët thonë se zonat e rëndësishme të habitatit për këtë
lloj duhet të identifikohen dhe të mbrohen./bbgreenkosova

Burimi: Libri i kuq i faunës i Republikës së Kosovës; BirdLife
Foto: Wikipedia

Leave a Reply