Natyralisti i famshëm: Po përballemi me një krizë që do të ketë pasoja për të gjithë ne

Më të rejat

Attenborough nuk heziton të tregojë pasojat shkatërruese të rrënimit të habitateve natyrore dhe kjo lidhet qartë me shfaqjen e pandemive, si kjo me koronavirusin

Natyralisti më i famshëm i televizionit sir David Attenborough, i cili konsiderohet si një thesar kombëtar në Britani, në dokumentarin e tij të ri i jep paralajmërimin më të fortë njerëzimit deri më tani, që për hir të ekzistencës së tij duhet t’i ruajë speciet e tjera. Në filmin njëorësh “Extinction: The Facts” (Zhdukja: Faktet), i cili u transmetua në BBC të dielën, Attenborough nuk përmbahet të tregojë për pasojave shkatërruese të rrënimit të habitateve natyrore dhe këtë e lidhë qartë këtë me shfaqjen e pandemive si kjo me koronavirusin.

Dokumentari u shfaq vetëm disa ditë pasi ekspertët tërhoqën vërejtjen se dy të tretat e popullatave të kafshëve, zogjve dhe peshqve janë zhdukur për dy të tretat në më pak se 50 vjet për shkak të konsumit të pamatur njerëzor. “Ne po përballemi me një krizë”, thotë Attenborough në fillim të filmit, “dhe të atillë që që do të sjellë pasoja për të gjithë ne”. Filmi përmban skena të tmerrshme, si të majmunëve që hidhen furishëm nga pemët në një lumë për të shpëtuar veten nga një zjarr, ose një koalë duke çaluar nëpër rrugë në kërkim shpëtimit nga e njëjta katastrofë. Autori i “Blue Planet” (Planeti i kaltër) dhe “Planet Earth” (Planeti Tokë) në filmin e ri gjithashtu hulumton burimin e COVID-19-shit, midis popullatës së lakuriqëve të natës në shpellat në provincën Yunnan të Kinës. Tregon gjithashtu edhe “tregun e lagësht” kinez në Wuhan, të specializuar për shitjen e kafshëve të egra njerëzve për ushqim, i cili besohet të jetë pika fillestare për përhapjen e pandemisë në të gjithë botën. Attenborough gjithashtu shkoi në Afrikën Qendrore për të treguar dy rinoqerët e fundit të bardhë të veriut të gjallë, nënën dhe vajzën.

“Gjatë jetës sime kam takuar disa nga llojet e jashtëzakonshme të kafshëve”, thotë natyralisti 94-vjeçar. “Dhe vetëm tash e kuptoj sa kam qenë me fat, sepse disa nga kafshët e çuditshme do të zhduken përgjithmonë”. Por, thotë se ende ka shpresë. Attenborough në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar ka xhiruar një film për gorillat malore në kufirin e Ruandës e Kongos, të cilat atëherë ishin buzë zhdukjes. Duke iu falënderuar fushatave të vendosura për shpëtimin e tyre numri i tyre nga 250 sot është shtuar në mbi një mijë, prandaj Attenborough ka mundur të takohet me pasardhësit e një majmuneshe lozonjare, të cilën e ka zhiruar para 40 vitesh. “Unë ndoshta nuk do ta përjetoj këtë, por nëse marrim vendimet e duhura në këtë çast kritik, mund t’i ruajmë ekosistemet e planetit tonë, biodiversitetin e tij të jashtëzakonshmë, dhe të gjithë banorët e saj”, përfundon ai në film.

“Ajo që do të ndodhë varet prej nesh”./bbgreenkosova

Burimi: Hina
Foto: Pixell

Leave a Reply