Arsyet për optimizëm dhe sfidat sipas drejtorit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë

Më të rejat

Arsyeja kryesore për optimizëm është në të vërtetë përparimi në teknologji, politika dhe strategji të biznesit, të cilat mund të inkurajojnë një rënie të qëndrueshme të emetimeve në vitet e ardhshme, mendon Fatih Birol

Zvogëlimi i aktivitetit të industrisë ndotëse gjatë epidemisë së koronavirusit, ndonëse zvogëloi për një periudhë emetimet e dioksidit të karbonit në atmosferë, megjithatë nuk do të ketë efekte të mëdha në zvogëlimin e ndryshimit të klimës. Megjithatë, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, vë në dukje në një tekst autorial se ai, përkundër të gjitha problemeve, sheh një arsye për optimizëm, dhe kjo është e ardhmja e energjisë së pastër.

Birol nuk mendon në zvogëlimin e përkohshëm të emisioneve të gazrave serrë të shkaktuara nga ndërprerja e udhëtimeve, transporti i mallrave dhe aktivitete të tjera ekonomike. Në vend të kësaj, ai thekson se arsyeja kryesore për optimizëm është në të vërtetë përparimi në teknologji, politika dhe strategji të biznesit, të cilat mund të inkurajojnë një rënie të qëndrueshme të emetimeve në vitet e ardhshme.

Ai sheh këto arsye për optimizëm:

  1. Dielli është burimi kryesor i energjisë së rinovueshme

Kostoja e energjisë diellore ka rënë në mënyrë dramatike gjatë viteve të fundit, dhe ky burim energjie është bërë opsioni më i lirë në shumë vende.

Kina, Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe India janë liderë në ndërtimin e termocentraleve diellore, dhe kohët e fundit ato ndiqen nga shumë vende të tjera, nga Vietnami, përmes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Egjiptit në Brazil.

  1. Nën ndikimin e krizës, normat e interesit do të mbeten të ulëta për disa kohë

Kjo do të lejojë huazim më të lirë dhe mbledhje parash për projekte të energjisë së rinovueshme, kostot fillestare për ndërtimin e centraleve të të cilave janë të larta.

Lehtësimi i politikës monetare do të lejojë që era dhe dielli të zëvendësojnë mënyrat e mëparshme të dëmshme të prodhimit të energjisë, por nuk ka gjasa që të gjitha vendet të jenë në gjendje të gjejnë një mënyrë për të bërë këtë zgjidhje.

  1. Qeveritë po miratojnë plane për të investuar në energji të pastër

Bashkimi Evropian ka arritur në titujt kryesorë me planin e tij për të arritur zero emetime neto deri në vitin 2050, por edhe qeveritë e shumë vendeve të tjera po u përgjigjen shqetësimeve të qytetarëve, duke rritur ambiciet e tyre për të zbutur ndryshimin e klimës.

Në një takim të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë në korrik të këtij viti, 40 ministra shtetesh, ekonomitë e të cilave janë përgjegjëse për mbi 80% të emetimeve të gazeve serrë, thanë se do të miratonjnë synime më ambicioze për veprimin e klimës.

  1. Ndikimi i sektorit privat po rritet

Sektori privat është më proaktiv në përpjekjen për të ulur emetimet e gazeve serë.

Duhet shumë punë për të përmirësuar situatën, por me fondet që ata kanë, progres i madh është i mundur në prodhimin në fermat e erës në det të hapur dhe përdorimin e hidrogjenit.

  1. Inovacioni po përshpejtohet

Ekonomitë kryesore të botës kanë zgjeruar buxhetin e tyre për kërkime të energjisë së pastër gjatë dy viteve të fundit, shumë më shpejt sesa ritmi i tyre i rritjes ekonomike dhe është vërejtur rritje e investimeve nga investitorët privatë.

Pavarësisht nga ndërprerjet ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi, po bëhen përpjekje për të shfrytëzuar potencialin e madh të hidrogjenit dhe për të vazhduar investimet në deponimin e energjisë.

Sfidat që duhet të kapërcehen

Planet ambicioze të ndërmarra për të ardhmen e energjisë së pastër janë një hap i madh përpara, por në të vërtetë ky është vetëm fillimi. Duhen bërë përpjekje shumë më të mëdha për ta bërë të mundur një të ardhme të tillë për të gjitha pjesët e botës.

Koronavirusi theksoi më tej ndryshimin midis të pasurve dhe të varfërve. Disa vende në Afrikë ende nuk kanë qasje në energji elektrike, dhe energjia diellore është një mundësi për të zgjidhur këtë problem. Mirëpo, shumica e vendeve afrikane po luftojnë me probleme financiare dhe borxhe që janë rezultat i recesionit global, gjë që e bën të vështirë arritjen e kësaj zgjidhjeje.

Kapërcimi i sfidave kërkon përpjekje të mëdha që duhet të ndërmerren nga qeveritë, kompanitë, investitorët, por edhe qytetarë nga e gjithë bota. Kjo kërkon bashkëpunim dhe refuzimi i çdo teknologjie për prodhimin e energjisë së pastër nuk mund të përballohet, theksoi Birol.

Birol arriti në përfundimin se, për shkak të të gjithave që u përmendën më lart, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë bashkëpunon me qeveritë dhe kompanitë në të gjithë botën, dhe, me optimizmin që po rritet aktualisht, ka në plane për të inkurajuar përshpejtimin e tranzicionit në energji të pastër, e cila mund të sigurojë një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme./bbgreenkosova

Burimi: petroleum-economist.com
Foto: Wikipedia

Leave a Reply