A është përkeqësuar ndotja e ajrit?

Më të rejat

Pas muajsh ajri më të pastër për shkak të karantinës, ndotja e ajrit në shumë qytete pothuajse është kthyer në nivelet e ndotjes para pandemisë dhe në disa raste ndotja është tejkaluar edhe më shumë.

Qielli me smog është një rrezik i madh për ne, është një rrezik për shëndetin e njeriut dhe një dëmtim i rëndë i ekonomisë. Karantinaa demonstroi se si mund të ishte jeta e qytetit me ajër më të pastër, dhe fakti që ndotja është rikthyer sërish, na tregon se sa e vështirë është që të ndalet.

Nivelet e grimcave më pak se 2.5 mikrometra të gjera të cilat janë drejtpërdrejt të dëmshme për shëndetin ranë me një mesatare prej rreth 5% gjatë karantinës. Dhe në qytete të ndotura rëndë si Pekini ose Los Angeles, ndryshimi në ajrin më të pastër ishte i dukshëm. Por ndotja e ajrit nuk ka të bëjë vetëm me ato që shohim. Ndikimi i tij i vërtetë ndihet në shëndetin e njeriut, nga sëmundjet kardiovaskulare te zhvillimi neurologjik te rastet më të rënda të COVID-19.

Ndotja e ajrit vlerësohet të kontribuojë në të paktën 5 milion vdekje të parakohshme në të gjithë botën çdo vit.

Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, CREA vlerëson se cilësia e përmirësuar përkohësisht e ajrit gjatë karantinës në 12 qytete kryesore shpëtoi rreth 15,000 jetë. Por edhe gjatë periudhave më të ngushta të karantinës, kur rrugët e qytetit ishin zbrazura në thelb, ndotja e ajrit nuk ra aq sa prisnin shkencëtarët dhe kjo është një shenjë se sa e vështirë është të mbash qiellin të pastër .

Drew Shindell, një shkencëtar i tokës në Universitetin Duke, dëshmoi para Kongresit muajin e kaluar se zvogëlimi i emetimeve të gazeve serë në SHBA për të mbajtur temperaturat globale nga rritja mbi 2 ° C do të parandalonte 4.5 milion vdekje të parakohshme gjatë 50 viteve të ardhshme.
Ndotja e gazeve serë nga djegia e lëndëve djegëse fosile, të cilat ranë me 17% krahasuar me vitin e kaluar gjatë bllokimeve të pikut në prill, tani janë pothuajse përsëri në nivelet njëjta me 2019, sipas një raporti të ri nga Organizata Botërore Meteorologjike.

Duke pasur parasysh sakrificat ekonomike që kemi bërë për të zvogëluar vdekjet nga COVID-19, duket se do të kishte edhe më shumë kuptim të veprohej në mënyrë të njëjtë për të zvogëluar ndotjen e ajrit. Përderisa mund të gjurmojmë se si përhapet dhe vret drejtpërdrejt koronavirusi, vdekjet e lidhura me ndotjen e ajrit janë shumë më të përhapura, të shpërndara në hapësirë ​​dhe kohë.

Corona virus është një virus i ri, dhe efektet e tij shfaqen qartë dhe të gjithë i dijmë pasojat. Por ndotja e ajrit ka qenë një kërcënim urban për më shumë se një shekull, dhe ne jemi mësuar të jetojmë me të edhe pasi miliona njerëz vdesin prej saj.

Të dhënat e hershme nga Kina tregojnë se ndotja e ajrit në shumë zona po tejkalon nivelet para-pandemike, duke treguar atë që ekspertët e quajnë një “rikuperim i ndotur”. Sh.B.A, krahasuar me buxhetin për Covid 19, kanë caktuar vetëm 1.1% të parave të saj stimuluese për të pastruar energjinë, madje edhe më pak se Kina, kurse BE po cakton më shumë se 20%.

Një person mesatar merr të paktën 17,280 frymëmarrje në ditë, dhe kështu siguron mundësi të madhe për ndotjen e ajrit që të ndikojë në trup, dhe pasi ajri i pastër gjatë karantinës është ndotur përsëri, duhen marrë masa të njëjta për të sikur të ishte ndonjë sëmundje, sepse në fakt ka ndikim të njëjtë si një sëmundje në shëndetin tonë./.bbgreenkosova./

Burimi: axios.com

Leave a Reply