Acidimi i oqeanit rrezikon shkatërrimin e shkëmbinjëve koralorë

Ajri, Uji, Toka, Më të rejat

Acidimi i oqeanit po kërcënon stabilitetin e shkëmbinjve nënujorë koralorë në botë.

Ekspertët në Universitetin e Sidneit raportojnë se shkëmbinjtë koralorë që mbajnë së bashku Barrierën e madhe koralore po dobësohen nga rritja e niveleve të dioksidit të karbonit.

Studiuesit analizuan mostrat historike nga barriera e madhe koralore dhe zbuluan se këto shkëmbinjë të kalcifikuar bëhen më të hollë dhe humbin forcën e tyre kur aciditeti rritet dhe nivelet e pH bien.

Edhe pse studimet e mëparshme kanë pasur disa prova të këtij fenomeni në të kaluarën, studimi i tanishëm është i pari që tregon se efektet destabilizuese të acidifikimit të oqeanit po ndikojnë në shkëmbinjtë koralorë në të gjithë botën.

“Për herë të parë ne kemi treguar në mënyrë gjithëpërfshirëse se trashësia e këtyreve shkëmbinjëve lidhet me ndryshimet në pH të oqeanit dhe dioksidin e karbonit të tretur,” tha autori kryesor i studimit Zsanett Szilagyi. Në të kaluarën, shkëmbinjtë ishin më të bollshëm se koralet dhe algat që rriten në ta dhe rreth tyre, dhe këta shkëmbinj koralorë shfaqin ndryshime në trashësi me kalimin e kohës, por acidikimi po i rrezikon këto korale dhe po i dobëson me shpejtësi të madhe.

Rezultatet e testimit nga 17 shkëmbinj nënujorë në të gjithë globin tregojnë se hollimi i kores së koraleve përkon me rënien e pH nën 8.2.

Analizat e studimit i treguan ndryshimet në shkallë globale në zhvillimin e koraleve gjatë 30,000 viteve të fundit. Dhe sinqerisht, zbulimet janë një shenjë e fortë paralajmëruese për rreziqet e acidifikimit të shpejtë të oqeaneve.

Shkëmbinjtë koralorë i mbrojnë brigjet tona nga valët, stuhitë dhe përmbytjet. Koralet formojnë barriera për të mbrojtur vijën e bregut nga valët dhe stuhitë. Struktura e shkëmbinjve koralorë mbart linjat bregdetare kundër valëve, stuhive dhe përmbytjeve, duke ndihmuar në parandalimin e humbjes së jetës, dëmtimit të pronës dhe erozionit.

Ekosistemet koralore janë një burim ushqimi për miliona, bëjnë sigurim të habitateve, vezëve dhe bazave të çerdheve për speciet e peshqve, sigurojnë punë dhe të ardhura për ekonomitë lokale nga peshkimi, rekreacioni, turizmi dhe janë një burim i ilaçeve të reja, prandaj dëmtimi i shkëmbinjëve koralorë është një rrezik i madh edhe për speciet nën ujore por edhe për ne. /bbgreenkosova./

Burimi: Earth.com

Leave a Reply