Dorëzonja: Bimë zvarritëse për t’i mbuluar muret e shëmtuara

Bimët

Dorëzonja (Lonicera periclymenum) sjell lule aromatike, dhe më pas kokrra të kuqe që janë tërheqëse për zogjtë (por, helmuese për njerëzit). Përdoret më shpesh për të krijuar rrethojë. Është bimë pyjore, rrënja e së cilës gjendet në hijen e pemëve dhe shkurreve, por i duhet dritë që të rritet.

Kushtet ideale për rritje do të ishin imitimi i këtyre kushteve: rrënja duhet të jetë në hije dhe degët në dritë. Një mur me pamje nga perëndimi do të ishte një vend ideal.

Dorëzonja gjithashtu mund të rritet në saksi, por nuk do të përparojë kurrë si në tokën e kopshtit. Bima mund të rritet pothuajse në të gjitha llojet e tokës, por preferon tokën e kulluar mirë, të pasur me humus.

Si rritet dorëzonja

Kur mbillni këtë kaçubë gjethembajtëse, merrni parasysh blerjen e bimëve me rrënjë të zhveshura në vjeshtë ose dimër. Për bimën që do të formojë një rrethojë të trashë, është e nevojshme të blini 5 bimë të vogla për metër.

Dorëzonja ngjitet në bazë vetvetiu, por ka nevojë për ndihmë ndërsa është e re. Nëse rritet përgjatë murit, përdoren telat e galvanizuar në mur, dhe bima drejtohet tek ata me ndihmën e kallamave ose shkopinjve të bambusit.

Bimët duhet të ujiten mirë, dhe në pranverë ato duhet të ushqehen me plehra me destinim të përgjithshëm.

Nëse doni t’i shumoni ato vetë, mund ta bëni këtë me ndihmën e frutave të tyre kokrrorë. Farat merren nga fruti dhe mbillen në një saksi. Farat kanë nevojë për një temperaturë minimale prej 15 gradë për të mbirë.

Problemet më të zakonshme

Morrat e bimëve mund të shkaktojnë një problem.

Nëse gjethet shtrembërohen dhe përdredhen, duhet të jeni të sigurt se janë sulmuar nga këto insekte dhe se do të thithin lëngun e saj të bimës, duke krijuar kështu një bazë të përshtatshme për zhvillimin e patogjenëve. Bimët me shëndet të dobët do të jenë të prirura ndaj infeksionit. Është e nevojshme t’i hiqni fidanët e infektuar dhe t’u qitet insekticid.

Kujdesi

Llojet kaçubore gjethrënse, si ato që lulëzojnë në fillim të verës, duhet të krasiten pas lulëzimit. Speciet me gjelbërim të përhershëm që shpesh rriten si forma topiare mund të krasiten në verë.

Zvarritëset nuk kanë nevojë për krasitje. Nëse e kanë tejkaluar hapësirën, mund të shkurtohen me krasitje në pranverë./bbgreenkosova

Burimi: Gardeners World
Foto: Gardeners World
, BB Green Kosova

Leave a Reply