Asfalti e përkeqëson ndotjen e ajrit gjatë verës

Degradimi i natyrës, Më të rejat

Në një studim të ri, botuar në Science Advances të Mërkurën, studiuesit nga Yale e përshkruajtën asfaltin si një burim i aerosoleve organike dytësore, të cilat janë një lloj i grimcave që janë lidhur me astmën dhe çështje të tjera të problemeve shëndetësore.

Ekipi zbuloi se në kushtet e verës, asfalti mund të jetë një burim shumë më i madh i këtyre grimcave ndotëse se sa benzina dhe nafta nga automjetet.

Në qytete, ndotja e grimcave është një burim kryesor i shqetësimit të shëndetit publik veçanërisht kur bëhet më i ashpër në verë. Qytetet gjithashtu janë vende të mbuluara me asfalt. Ekipi i Yale u bë kurioz për ndikimin e asfaltit në cilësinë e ajrit kur e panë studimin e mëparshëm mbi ndotjen e ajrit në Los Anxhelos, që kishte të bëjë me trotuarë dhe ndikimin e tyre në ndotjen e ajrit.

“Ne zbuluam se ndotjet nga asfalti ishin shumë të varura nga temperatura dhe ekspozimi diellor, kështu që kushtet më të nxehta dhe me diell do të çojnë në më shumë ndotje”, tha Drew Gentner në një email për earther, i cili është profesor i inxhinierisë kimike dhe mjedisit në Universitetin Yale.

Në verë, asfalti thith më shumë nxehtësi sesa sipërfaqet natyrore. Studiuesit ngrohën asfaltin në një laborator në temperaturën mesatare minimale të verës dhe zbulimet tregojnë që grumbullimi i nxehtësisë në atë nivel dyfishon ndotjen.

Studiuesit gjithashtu ekspozuan materialin në nivele të ndryshme të rrezatimit diellor, duke zbuluar se asfalti prodhonte 300% më shumë ndotës kur ekspozohej ndaj kushteve të diellit në verë.

Studimet kanë zbuluar se banorët e zonave të nxehta urbane janë të ekspozuar ndaj niveleve më të larta të ndotjes së ajrit sesa në zonat më të ftohta dhe më rurale, e derisa klima ngrohet, ndotja nga asfalti mund të përkeqësohet edhe më shumë.

Ky studim tregon nevojën për t’u përqëndruar jo vetëm në pastrimin e ndotjeve nga makinat dhe kamionët, por edhe nga vetë rrugët. /bbgreenkosova./

Burimi: Earther.gizomdo.com

Leave a Reply