Zjarret e egra janë një dhuratë për këto specie
Në fillim të këtij muaji një seri goditjesh të rrufeve ndezën dhjetra zjarre në të gjithë Kaliforninë, duke djegur 1.5 milion hektare. Duke mbytur qytete me tym dhe duke marrë të paktën gjashtë jetë njerëzish.
Zjarre të mëdha përveç Kalifornisë u përfshinë edhe Colerado dhe Oregon. Për njerëzit që jetojnë afër shtegut të flakëve ose tymit, sezoni i zjarreve mund të jetë i rrezikshëm. Shpërthimet e zjarreve këtë vit kanë qenë të shumta , zjarrëfikësit edhe përkundër pandemis dhe masave te kufizimeve ata punuan shumë për të mbrojtur jetën e njerëzve dhe pronat e tyre.
Imazhet e shtëpive të djegura dhe flakeve gjithëpërfshirëse, nuk mund të jetë e lehtë për t’i harruar , por ky zjarr për disa specie që jetojnë në këto zona pyjesh, është i domosdoshëm dhe vërtetë i dobishëm, duke krijuar habitate të vlefshme. Pyjet e djegura mund të duken “ të zhdukura” ose “ të vdekura” pas atij zjarri të fortë , por nëse shikohet me kujdes “ atje absolut ka një thesar të jetës që lulëzon”, thotë biologia e botës së egër Monica Bond, shkencëtarja kryesore në Institutin e natyrës së Egër.
Qukapikët e shumë zogjë të tjerë arrijnë për t’u ushqyer me lavrat e brumbujve dhe duke gdhendur zgavrat e foleve në pemë që do të sigurojnë habitat për zogjët e tjerë. Ndërsa lulet dhe shkurret fillojnë të rriten përsëri, dhe kjo tërheq më shumë insketet dhe zogjët. Janë disa lule të caktuara të cilat dalin nga hiri dhe zjarret , ashtu dalin dhe grumbuj kërpudhash të bukura dhe të shijshme. Në ndërkohë janë dhe gjitarët që arrijnë në vale duke kërkuar llojet e ndryshme të ushqimit, “ka fara që janë ekspozuar nga zjarri ku bëhen ushqim për gjitarët e vegjël”, thotë Bond.
Studimet kanë treguar se pyjet e djegura janë të dobishme dhe të rëndësishme, duke çiklizuar ushqyesit e tyre përësri në tokë. Është një process që përsëritet nëpër pyjet perëndimore për mijëvjeçarë, duke përfshirë Paqësorin Veriperendimor, pyjet boreale të Kanadës, malet Shkëmbore dhe Sierra Nevda. Të gjithë janë djegur historikisht me një përzirje të llojeve të zjarrit, duke përfshirë zjarre të forta, thoTë Bond.
Zjarret që kanë djegur perëndimin gjatë dekadave kanë rezultuar si toka që krijojnë biodiversitet të pasur. Hulumtimi i Bond zbuloi një vit pas zajrrit të 2013 pranë Parkut kombëtar Yosemite, zona e djegur që mburrej me një zënie më të madhe të bufave me njolla se sa në pyjet e gjelbërta të krahasueshme aty pranë.
“Zjarri thjeshtë është një pjesë natyrore e dinamikës, si shiu ose dëbora që ndodh në pyll “ , thotë Bond. “ Do të më pelqente të shihja ditën kur ne u japim këtyre pyjeve të djegura mbrojtjet që meritojnë:”
Burimi: ecowatch