Ndotja e ajrit ndikon në bakteret e zorrëve
Në një studim të fundit nga CU Boulder, është zbuluar se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit ka një efekt të dëmshëm në bakteret e zorrëve.
Miliona qeliza, bakterie dhe viruse janë të pranishme në traktin tretës dhe këto e përbëjnë mikrobiomën e zorrëve. Përmbajtja e mikrobiomës na mbron nga shumë sëmundje, ndryshimet në mikrobiomën e zorrëve mund të rrisin rrezikun e mbipeshës, diabetit dhe sëmundjeve të tjera kronike
Ky studim është i pari që e ndërlidh dhe e studion ndotjen e ajrit në ndikim me mikrobet e zorrëve. Ozoni u zbulua se ka ndikim më të thellë. Sipas studimit, të rriturit të ekspozuar ndaj përqendrimeve më të larta të ozonit përmbajnë më pak larmi mikrobike dhe nivele të ngritura mikrobesh të shoqëruara me mbipeshë dhe shumë sëmundje.
Tanya Alderete, e cila është ndihmëse profesoreshë në Fiziologjinë Integruese dhe gjithashtu pjesë e studimit vuri në dukje se zbulimet e mëhershme studiuan ndikimin e smogut në diabetin e tipit 2, mbipeshën dhe sëmundjet inflamatore të zorrëve.
Prof. Alderete shpjegoi se ndotja mund të dëmtojë aftësinë e trupit për të rregulluar sheqerin në gjak dhe e rrit rrezikun nga mbipesha.
Për të hetuar ndikimet e mundshme të ajrit të ndotur në zorrë, studiuesit përdorën teknika të përparuara të testimit gjenetik për të analizuar mostrat e mbledhura nga 101 të rinj në Kaliforninë Jugore. Analiza zbuloi se ozoni kishte efektin më të madh në mikrobiomën e zorrëve.
Individët që ishin ekspozuar në nivele më të larta të ozonit, u zbulua gjithashtu se në trup përmbanin një specie bakteriale të quajtur Bacteroides caecimuris, e cila rrit obezitetin.
Në përgjithësi, studiuesit identifikuan 128 specie bakteriale të ndikuara nga ndotja e ozonit. Disa nga këto specie ndikojnë në insulinë dhe në nivelin e inflamacionit.
Alderete aktualisht është duke e zgjeruar studimin për të përfshirë një grup më të madh të pjesëmarrësve. Ajo shpreson se zbulimet do t’i inkurajojnë lëvizjen e parqeve, terreneve e lojërave dhe vendbanimet larg zonave të ndotjes së lartë dhe të ndikojë në investim për përmirësim të cilësisë së ajrit. /bbgreenkosova./
Burimi: Earth.com