Inkurajohen fëmijët të shkojnë në shkollë me biçikleta
Shkollat në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë ftuar të marrin pjesë në javën e shkollës me biçikletë në fund të shtatorit.
Në kohën e bllokimit nga virusi COVID-19 u panë shumë njerëz të cilët merrnin biçikleta si kurrë më parë, megjithatë hulumtimet e fundit kanë treguar se vetëm 2% e fëmijëve të shkollave fillore në Angli aktualisht shkojnë në shkollë me biçikletë.
Në kithimin e fëmijëve në shkolla javën e ardhshme, departamenti për arsim ka paralajmëruar se për shkak të kufizime dhe mbajtjes së distances fizike në transportin publik , të paktën 50% e atyre që janë dy milje largë dhe më pak duhet të lëvizin me biçikleta në mënyrë që të lejojnë hapësirë në transportin publik per ata që udhëtojnë më largë.
Prandaj po inkurajohen fëmijët që në shkollë të shkojnë me biçikleta dhe të kenë përfitimet e udhëtimit. Për të mbështetur shkollat gjatë javës së shkollës me biçikletë, Sustrans dhe Bikeability po ofrojnë një sere burimesh për mësuesit, duke përfshirë postera , aktivitete në klasë dhe video udhëzuese për t’i ndihmuar nxënësit të kontrollojnë biçikletën e tyre a është e sigurt për të hipur.
Xavier Brice, drejtor i përgjithshëm në Sustrans tha : “ Ne jemi të kënqur që kemi mundësi të drejtojmë përsëri këtë vit, javën shkollore me biçikleta, pas asaj periudhe që ka qenë për të gjithë vendinnjë kohë e pasigurtë . Ndërsa tani, është thelbësore që sa më shumë nxënës të jenë në gjendje të çiklojnë për në shkollë permes krijimit të rrugëve të dedikuara, dhe largimit të makinave nga portat e shkollës.
“ Derisa lëvizjet kanë filluar, familjet kërkojnë mënyra të distancimit fizik, dhe është e nevojshme të merren hapa thelbësor për të siguruar që drejtimi i shkollës të jetë sa më i sigurt dhe i shëndetshëm për të gjithë.
Emily Cherry, drejtore ekzekutive në The Bikeability trust shtoi: “ Jemi të knaqur që mbështesim javën e shkollës me biçikleta dhe punojmë me partenritet me Strans për të festuar çiklizmin në shkollë. “Shpresojmë se kjo javë do t’i frymëzojë ata që të vazhdojnë çiklizmin gjatë gjithë vitit shkolloer dhe më gjatë”.
Burimi: airqualitynews