Ekspozimi në ajër të ndotur është shumë i dëmshëm për frymëmarrjen e fëmijëve
Ekspozimi afatgjatë në ndotje të ajrit është i lidhur ngusht në frymëmarrjen e fëmijëve, këtë e ka treguar një studim i ri i botuar nga studiuesit e Fondacionit Evropian të mushkrive.
Studiuesit analizuan nga të dhënat e 915 fëmijëve të moshes midis gjashte dhe pesëmbjedhtë vjeç, të cilët jetonin në Gjermani.
Fëmijët moren pjesë në këtë prove për të matur frymëmarrjen e tyre dhe në të tilla kushte frymëmarrja e tyre është e kufizuar dhe mund të tregojnë simptoma të astmas . Studiuesit pastaj bënë një krahasim me vendin e fëmijëve ku jetuan dhe nivelin e ndotjes, dhe pirja e duhanit e nënave , ku funksionimi i mushkrive të tyre ka qenë më i dobët.
Ata zbuluan se sa më e lartë ishte niveli i ndotjes së ajrit, ku si foshnje ishte ekspozuar , aq më keq ishte funksionimi i mushkrive në adoleshenc. Dr Qi Zhao nga Instituti i Kërkimeve për Mjekësinë e Mjedisit në Dyseldorf, Gjermani tha: “ Dëshmia po shihet se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit është një kërcnim për shëndetin dhe frymëmarrjen e fëmijëve.
Mushkëritë e bebeve janë veçanërisht të prekshme sepse ato janë duke u rritur dhe zhvilluar , kështu qe ne kemi dashur të shohim nëse ka ndikime afatgjata për foshnjat të cilat janë të ekspozuara ndaj ndotjes së ajrit derisa janë duke u rritur.
“ Thierry Troosters, president i Shoqatës Evropiane të frymëmarrjes shtoi: “Këto studime janë shqetësuese sepse sugjerojnë që ajri që thithim ka një efekt të dëmshëm për të rriturit e sidmos për mushkrit e fëmiëve të cilat janë duke u zhvilluar.
Të gjithë duam të marrim frymë në ajër të paster, dhe prindërit duan të bëjnë gjithçka munden për t’i ndihmuar fëmijët e tyre të rriten dhe të jenë të shëndetshëm , por ne kemi një kotroll të kufizuar mbi cilësin e ajrit ku jetojmë”.
Burimi: airqualitynews.