Ndryshimi i klimës tashmë prek më shumë se gjysmën e oqeaneve të botës
Vlerësimi i pare vjen nga pika e pare e prpvave që tregojnë se ndryshimi i klimës po ndikon në oqeane.
Një studim i ri tregon se më shumë se 50% e oqeaneve të botës tashmë mund të preken nga ndryshimi i klimës dhe në dekadat e ardhsme kjo shifër do rritet deri në 80%. Shkencëtarët përdorën modele klimatike dhe vëzhgime në zonat më të thella të oqeanit në të gjithë botën për të llogaritur për here të parë pikën në të cilën ndryshimet në temåeraturat dhe nivelet e kripës- tregues të mire të ndikimit të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu-do të mposhtin varacionet natyrore.
Studimi i botuar vlerëson se 20-55% e oqeaneve Atlantik, Paqësor dhe Indian tani kanë temperature të dukshme dhe nivele të kripës, ndërsa kjo do të rritet në 40-60% nga mesi i shekullit, dhe në 55-80 % deri në vitin 2080. Ai gjithashtu zbuloi se oqeanet e Hemisferës Jugore po preken me shpejt nga ndryshimet klimatike sesa Hemisfera Veriore me ndryshimet që janë zbuluar atje që nga fillimi I viteve 1980.
Profesori Eric Guilyardi, bashkëautor në Universitetin LOCEAN-IPSL Laboratori i Oqeanografisë dhe klimës në Paris tha: “ Ne kemi zbuluar ndryshimin e temperaturave të oqeanit në sipërfaqe për shkak të ndryshimit në zona të mëdha të oqeanit, vecanërisht në pjesë më të thella, janë shumë sfiduese për tu zbuluar
Një student doktorature në LOCEAN-IPSL/ Universiteti Sorbonne e cila është autore kryesore e studimit Yona Silvy tha: “ ne ishim të intresuar nëse nivelet e temperaturave dhe kripës ishin mjaftë të mëdha për të kapërcyer ndryshueshmërinë natyrore në këto zona më të thella.
Kjo ndikon në qarkullimin global të oqeanit , rritjen e nivelit të detit dhe paraqet kërcnim për shoqëritë njerëzore dhe ekosistemet. Studimet e mëparshme kanë vlerësuar ndikimin e ndryshimit të klimës në oqean dduke shikuar temperaturat e sipërfaqës, reshjet dhe ngritjen e nivelit të detit, por pak kanë shikuar efektet më të thella në oqean për të marrë një pamje më të plotë.
Yona Silvy bashkautorët e saj e perdorën model stimulimi me dhe pa ndikim të veprimatarisë njerëzore dhe një analyze që ndërthur si temperature ashtu edhe kripën e oqeanit për të zbuluar ndryshimet të rëndësishme dhe daten e tyre, i njohur si “koha e shfaqjes””.
Ndryshimet e dukshme natyrore u llogaritën të shiheshin në oqeanët e hemispheres Veriore ndërmjet viteve 2010-2030, që do të thotë rritje ose ulje e temperaturave dhe niveli i kripës ka të ngjarë të ketë ndodhur.
Shkenctarët argumentojnë se vazhdojnë te vëzhgojnë dhe investojnë për të përmirësuar ndikimin e ndryshimit të klimës në oqeane, dhe efektin e saktë që mund të ketë në planet.
Burimi: scitechdaily