Anketa: Për evropianët, ndryshimi i klimës është problem më i madh sesa pandemia
Ndërmarrja suedeze e energjisë Vattenfall publikoi rezultatet e fundit të hulumtimit të saj, në të cilin të anketuarit nga shtatë vende evropiane u përgjigjën në pyetjen se çfarë ata shohin si kërcënimin më të madh global.
Megjithë krizën e madhe shëndetësore me të cilën po përballet bota, ndryshimet klimatike janë edhe më tej në vendin e parë për numrin më të madh të të anketuarve.
Pyetësori u plotësua nga qytetarë të Suedisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Finlandës, Hollandës, Danimarkës dhe Francës, së pari në fund të vitit 2019, dhe pastaj në qershor të këtij viti.
Në përgjithësi, ndryshimi i klimës është identifikuar si problemi më i madh në të dyja rastet, ndërsa banorët e Britanisë së Madhe tani e kanë vendosur pandeminë në vendin e parë, megjithëse ata treguan shqetësimin më të vogël për këtë kërcënim në fund të vitit të kaluar.
Disa nga problemet e tjera për frikën e evropianëve janë lufta, varfëria, recesioni ekonomik dhe mungesa e ujit dhe ushqimit.
Pas gjysmës së parë shumë të trazuar të vitit, që ndryshoi përparësitë personale dhe frikën e shumë njerëzve nëpër botë, ky hulumtim është një mënyrë për të parë ndryshimet që kanë ndodhur në vlerësimin e krizës më të madhe me të cilën përballet njerëzimi.
Gjykuar nga përgjigjet e këtyre të anketuarve, shqetësimi për pasojat e mundshme të ndryshimit të klimës mbetet ndër kryesorët.
Sidoqoftë, Covid-19 ndikoi lista e frikave më të mëdha për njerëzimin të mos jetë e njëjtë. Kështu, ndryshimi i klimës në dhjetor të vitit të kaluar ishte në krye të listës me 32 përqind të votave, ndërsa tani për të janë orientuar pak më pak të anketuar, 28 përqind prej tyre. Nga ana tjetër, pandemia shpërtheu në vendin e dytë me 20 përqind të shqetësuar, ndërsa në dhjetor ishte vetëm 6 përqind.
Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë që nisi kërkimin, Magnus Hall, e vlerësoi këtë si një nga treguesit që kompania udhëheqëse suedeze e energjisë duhet të kthehet në energji të pastër dhe të braktisë karburantet fosile dhe se “emocionet tona ndaj ndryshimit të klimës mbeten të pandryshuara, madje edhe deri sa mbretëron kriza globale shëndetësore”./bbgreenkosova
Burimi: businessgreen
Foto: Pixabay/Free-Photos