Si ndikon ndotja e ajrit në bimë dhe kafshë
Ndotja e ajrit është një problem i shumë përhapur, ai prek të gjitha format e jetës. Sidoqoftë, kur mendojmë për ndotjen e ajrit nuk flasim shumë për ndikimin e tij në bimë dhe kafshë.
Prania e substancave të padëshiruara në ajër mund të pengojnë normalitetin dhe mirëqenien e atmosferës dhe çdo qenie të gjallë.
Ndotja e ajrit nuk është një problem 100% i krijuar nga njeriu, disa lloje të ndotjes së ajrit ndodhin gjithashtu natyrshëm. Për shembull, siç ndodh zjarri i egër apo shpërthimi i ndonjë vullkani. Disa nga ndotësit më të mëdhenj të ajrit, pa marrë parasysh a janë shkaktuar nga dora e njeriut, janë dioksidi i squfurit, monoksidi i karbonit, dioksidi i karbonit dhe oksidet e azotit.
Ngjashëm me njerëzit, ndotja e ajrit është një urdhër vdekjeje për bimët dhe kafshët. Shiu acidik që vjen nga ndotja e ajrit i bën ujërat dhe tokën më acidike, duke vrarë jetën e egër në masa të mëdha.
Kurse për bimët, shiu acidik kufizon ushqyesit e disponueshëm të tokës, dëmton rrënjën e tyre, rezulton në rritje të shtanguar dhe përfundimisht i vret ato. Disa specie bimore dhe shtazore janë imune ndaj niveleve të luhatshme të pH, megjithatë, në një ekosistem të ndërlidhur ai shkatërron zinxhirin ushqimor dhe madje mund të fshijë nga toka specie të tëra.
Sjellja e ndryshuar e kafshëve është një problem i krijuar nga ndotja e ajrit. Një numëri madh i studimeve demonstruan se ndotësit mund të shkaktojnë sjellje të çuditshme në kafshë. Për shembull, grimcat e metaleve të rënda në ajër kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në sjelljet shoqërore dhe çiftëzuese të kafshëve.
Në shumicën e rasteve, efekti është indirekt, por ngadalë i vret kafshët duke shkatërruar proceset biologjike. Ndotësit e ajrit shkatërrojnë funksionin endokrin, shkaktojnë dëmtimin e organeve të ndryshme, rrisin ndjeshmërinë ndaj streseve dhe sëmundjeve dhe ulin suksesin e riprodhimit.
Një ndikim tjetër i ndotjes së ajrit është humbja e biodiversitetit. Ndotja e ajrit është një forcë kryesore lëvizëse që ndryshon strukturën bazë dhe funksionin e ekosistemeve. Për shembull, depozitimi i tepërt i azotit të ajrit në formën e amoniakut është ndër dëmtuesit kryesorë të biodiversitetit. Biodiversiteti është kritik për kafshët sepse një dëmtim i vogël mund të rezultojë në ndryshime në zinxhirin ushqimor dhe humbjen e specieve të caktuara. Humbja e biodiversitetit gjithashtu mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve infektive.
Zogjtë janë ndër të parët që preken nga përzierja e dëmshme e ndotësve. Ozoni dhe oksidet e azotit shkaktojnë dëme të drejtpërdrejta të pakthyeshme në mushkëritë e zogjve.
Bimët dhe të mbjellat janë në ballë të ndotjes së ajrit. Meqenëse sipërfaqet si gjethet janë në kontakt të drejtpërdrejtë me atmosferën, ato thithin ndotësit e ajrit shumë shpejt, ndotësit më pas shkaktojnë stres oksidativ duke prodhuar radikale të lira që shkaktojnë dëme në nivele të ndryshme.
Përqendrimi i ozonit në masa të mëdha zvogëlon shkallën e fotosintezës dhe shkatërron aftësinë e bimëve për tu rritur. /bbgreenkosova./
Burimi: conserveenergyfuture.com