Studenti krijon një robot për pastrimin e detit nga njollat e naftës

Më të rejat

Fjala është për Soiliosin, një robot autonom që thith naftën duke përdorur një nanomaterial të bërë nga gjethet e bardha të mimozës

Derdhja e naftës mund të çojë në një katastrofë të vërtetë ekologjike, duke rrezikuar ekosistemet e tëra detare, kjo është arsyeja pse vullnetarët në Mauricius kanë punuar me ditë të tëra për të frenuar përhapjen e më shumë se 1.000 tonë nafte të derdhur, pasi anija japoneze e ngarkesave Wakashio u përplas në një gumë koralore në afërsi të dy zonave ekologjikisht të mbrojtura të këtij ishulli. Një mënyrë e re për të mbledhur vaj është edhe Soiliosi, një robot autonom që thith naftën, duke përdorur një nanomaterial të bërë nga gjethet e mimozës së bardhë.

Megjithë thirrjen e qeverisë vendasve për të lënë evitimin e fatkeqësisë ekspertëve, banorët e zonës besojnë se zyrtarët e qeverisë nuk po përgjigjen sa duhet shpejt dhe me efikasitet, prandaj kanë gjegtur zgjidhje kreative dhe e morën punën në duart e tyre.

Me ndihmën e barrierave lundruese të bëra me dorë, të cilat grupe të vetëorganizuara të vendasve i mbushin me kashtë të kallam sheqerit dhe i vendosin ato për milje përgjatë bregdetit, vullnetarët ndalojnë përhapjen e njollave të naftës, me qëllimin për të mbrojtur shkëmbinjtë koralor, peshqit dhe tërë botën detare.

Ndërsa shkathtësia e vullnetarëve në Mauricius është për t’u lavdëruar, një mënyrë tjetër e re kreative për të mbledhur naftën e derdhur arrinë nga Universiteti i Karolinës së Veriut. Fjala është për Soiliosin, një robot autonom që thith naftën duke përdorur një nanomaterial të bërë nga gjethet e bardha të mimozës.

Pse është i veçantë Soiliosi?

Një nga metodat e përdorura për të pastruar ujin nga nafta e derdhur është përdorimi i sorbentit, një material specifik që ka një aftësi të shkëlqyeshme për të thithur naftën dhe për të lidhur pikat e yndyrës në sipërfaqen e tij. Teknologjia Soilios gjithashtu bazohet në këtë parim.

Mirëpo, Tejas Sanjay Cabra, krijuesi i idesë së një roboti që pastron njollat ​​e naftës, aktualisht në studimet pasuniversitare në Universitetin e Karolinës së Veriut, ka bërë risi të rëndësishme.

Ndërsa teknologjia që aktualisht është në përdorim përdor nano grimcat e karbonit ose plastikën PVC me zam kimik, d.m.th. substanca që ndotin mjedisin, Soilios përdor një sorbent të bërë nga gjethet e pemëve. Ky sorbent me origjinë natyrore është hidrofobik, d.m.th. i dëbon molekulat e ujit, ndërsa për shkak të lipofilitetit të theksuar i thithë substanca yndyrore, në këtë rast naftën.

Ajo që po ashtu është gjithashtu e rëndësishme, është se 80 përqind e naftës së grumbulluar në këtë mënyrë mund të ripërdoret, ndryshe nga praktika aktuale kur nafta digjet në vendin e derdhjes, duke ndotur edhe më tej mjedisin.

Vlerësohet se i njëjti nanomaterial që përbën sorbentin në teknologjinë Soilios mund të përdoret deri në 180 herë, ndërsa në rastin e teknologjive aktuale, ripërdorimi i sorbentit nuk është i mundur.

Si funksionon ky robot?

Përveç sorbentit të përmendur, ky robot “i ndërgjegjshëm” për mjedisin përfshin gjithashtu një sensor vaji, një pompë, një pajisje UV, një bateri, një panel diellor, një llambë LED dhe një marrës GPS.

Kur sensori zbulon praninë e naftës në ujë, valvula në enë hapet dhe e vë në punë pompën. Pompa tërheq një përzierje të ujit dhe vajit në enë, ku ndodhet sorbenti.

Sorbenti, i bërë nga nanogrimcat e shpërndara ashtu që të imitojnë strukturën e hojeve të mjaltit, duke arritur kështu fuqinë e përthithjes maksimale, mban naftën në enë ndërsa uji dëbohet.

Gjatë pastrimit, aktivizohet edhe pajisja UV, roli i të cilit është t’i mbajë kafshët detare larg zonës së kontaminuar. Paneli diellor dhe bateria sigurojnë energjinë e nevojshme që roboti të funksionojë, vendndodhja e tij monitorohet përmes një marrësi GPS, dhe llamba LED ndihmon për të monitoruar procesin e pastrimit.

Soilios testohet me sukses si prototip

Duke përdorur një printer 3D, Cabra ka bëri një robot të vogël prototip, të cilin e provoi në laborator, në pishinë dhe më në fund në dete të hapura.

Prototipi me dimensione 60x60x60 centimetra në një dalje në det të hapur mund të mbledhë rreth 75 litra vaj. Ndërsa zhvillohet kjo teknologji e re, është e mundur të rritet madhësia e robotit, e cila do të rrisë aftësinë për të mbledhur naftë.

Cabra shpreson që produkti i tij së shpejti të dalë në treg, pasi derdhjet e naftës janë ende një problem i madh dhe rrezikojnë shëndetin e njerëzve, bimëve dhe kafshëve, si nafta që aktualisht po përhapet në pjesën jugperëndimore të Oqeanit Indian afër Mauriciusit./bbgreenkosova

Burimi: AFP
Foto: Getty Images

Leave a Reply