Pamje e mrekullueshme: Mbi 300 delfinë në “stampedo” VIDEO
Një skenë e mrekullueshme na arrinë nga Dana Porti, në Kaliforni. Bëhet fjalë për një “stampedo” të vërtetë delfinës, të përbërë nga rreth 300 individë të këtyre gjitarëve të detit.
Delfinët po lëviznin bukur shpejt, kështu që më shumë kohë kanë kaluar në ajër, se sa që në të vërtetë kanë qenë në ujë, transmeton OC Register.
Nuk dihet shkaku i vërtetë për krijimin e stampedos së delfinëve, ndërsa disa arsye të mundshme janë ikja nga grabitqarët, kërkimi i ushqimit, apo “takimi” me grupin tjetër të delfinëve.
Jugu i Kalifornisë, përndryshe, është i njohur për atë se aty është dendësia më e madhe e deflinëve për metër katrorë, ndërsa vlerësohet se në këtë regjion ka rreth 450.000 sish.
Ky madje mund të vlerësohet si grup i vogël, sepse janë parë “kope” edhe deri në 10.000 sish./bbgreenkosova
Burimi: OC Register
Foto: depositphotos/ Ilustrim