Vit rekord në ndërtimin e centraleve të erës
Kina është mbajtëse rekordi kur bëhet fjalë për impiante të reja, sepse ka instaluar 2.4 GW
Këshilli Global i Energjisë së Erës publikoi një raport të ri në fillim të muajit, në të cilin thotë se në vitin 2019 është thyer rekordi në fuqinë e centraleve të erës të instaluara rishtas.
Më saktësisht, janë ndërtuar 6.1 GW të kapaciteteve të reja, dhe një situatë e ngjashme pritet edhe këtë vit.
Kur flasim për prodhimin në det të hapur, nënkuptojmë centralet e erës që janë ndërtuar në sipërfaqe ujore, më shpesh në oqeane, sepse shpejtësia e erës është më e lartë se në tokë, dhe për këtë arsye prodhimi i energjisë elektrike është më i lartë. Në Evropë, makineri të tilla funksionojnë me sukses për 30 vjet, por tregje të reja të konsiderueshme po shfaqen edhe në pjesë të tjera të botës, veçanërisht në Azi.
Në vitin 2019, Evropa është ende e para në kapacitetin e përgjithshëm të energjisë të prodhuar në këtë mënyrë, por Kina është mbajtëse rekordi kur bëhet fjalë për impiante të reja, sepse ka instaluar 2.4 GW. Në vendin e dytë është Mbretëria e Bashkuar me 1.8 GW, dhe në vendin e tretë është Gjermania me 1.1 GW.
Ndërsa rajoni Azi-Paqësor bëhet më aktiv, tregjet në Japoni, Vietnam, Korenë e Jugut dhe Tajvan pritet të gufojnë këtë dekadë. Deri në vitin 2030, sipas një raporti të ri, kapaciteti i përgjithshëm global pritet të rritet në të paktën 234 GW. Për krahasim, në fund të vitit të kaluar ato arritën në 29.1 GW.
Sipas një njoftimi për shtyp nga Ben Beckwell i Këshillit Global të Energjisë, kjo mënyrë e prodhimit të energjisë po bëhet më e përhapur dhe qeveritë në të gjithë botën po njohin rolin e mundshëm të kësaj teknologjie në rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë Kovid-19.
Gjithashtu duhet të kihet parasysh se, sipas të dhënave nga raporti, prodhimi në det të hapur është sektori i energjisë që është më pak i prekur nga pandemia. Përveç kësaj, falë rritjes së vazhdueshme, pritet që në 10 vitet e ardhshme, ky sektor të sigurojë rreth 900,000 vende pune./bbgreenkosova
Burimi: Global Wind Energy Council
Foto: offshore-mag