Kjo bletë e rrallë mutante është edhe mashkull edhe femër

Më të rejat

Insekti gjithashtu ka sy të verdhë, një tjetër fenomen gjenetik i rrallë. Ky kombinim i fenomeneve të çuditshme nuk ka të ngjarë të ndodhë më për një kohë të gjatë, thonë ekspertët.

Ndërsa kontrolloi kosheret e tij këtë qershor, bletari Joseph Zgurzynski zbuloi diçka të pazakontë. Përderisa të gjitha bletët e tjera në koshere kishin sy normal të zi, njëra bletë kishte një palë sy të verdhë kremozë që ishin të pamundura të mos vëreheshin.

Por kjo nuk ishte e gjitha. Kur Zgurzynski shikoi më afër, ai kuptoi se jo vetëm që sytë e bletëve ishin ngjzyrë tjetër, por ato ishin anormale të mëdha, tipikë të një bete mashkull, por pjesa tjetër e trupit të bletës kishte tiparet e gjinisë femërore.

“Unë po mbaj bletë që nga viti 1976 dhe kjo është hera e parë që kam parë diçka si kjo,” thotë Zgurzynski, i cili menaxhon rreth gjashtë milion bletë në fermën e tij në Country Barn, në veri të Pittsburgh, Pensilvani. Për fat të mirë, Zgurzynski atë ditë u shoqërua nga një fotograf me emrin Annie O’Neill, i cili kaloi gati një orë duke dokumentuar bletën e vogël të çuditshme. Më pas, Zgurzynski vendosi të marrë një mendim të dytë dhe i dërgoi disa nga fotot David Tarpy, një specialist i bletëve në Universitetin Shtetëror të Karolinës Veriore.

Bleta me sy të verdhë ka atë që quhet gynandromorphism, në të cilën dukuri tiparet nga të dy gjinitë janë të pranishme, por jo të ndara në mënyrë të barabartë poshtë mesit të trupi.

Tarpy konfirmoi dyshimet e bletarit. Jo vetëm që bleta e egër pati një mutacion gjenetik që ndikon në pigmentimin e syve, por edhe bleta ishte ajo që njihet si një gynandromorph, një organizëm që zotëron si tipare femërore ashtu edhe mashkullore.

Edhe në speciet e studiuara gjerësisht, gynandromorfia është jashtëzakonisht e rrallë, megjithëse vitet e fundit kanë shfaqur shembuj tërheqës në fluturat dhe zogjtë.

Erin Krichilsky që punoi në Institutin e Kërkimeve Tropikale Smithsonian në Panama kishte thënë se,”Këta mutantë shumë shpesh nuk merren parasysh,” “Por unë mendoj se ne po i nënvlerësojmë ata.” Për shembull, mund të ndodhë që këto kafshë gjysmë mashkullore, gjysmë femërore mund të jenë evolucionare ndaj formave ose sjelljeve të reja,” thotë ajo. Është e panjohur sesi gjendja ndikon në jetëgjatësinë dhe pjellorinë e tyre.

Sa i përket bletës speciale me sy të verdhë, Zgurzynski thotë se e ruajti atë në një kavanoz. Ndërsa kjo mund të tingëllojë mizore, ai thotë se ka të ngjarë që insekti i verbër do të vdiste ose do të ishte nxjerrë nga foleja.

“Unë jam i kënaqur që ai e mbajti ekzemplarin,” thotë Krichilsky. “Me siguri do të kalojë një kohë e gjatë para se të shohim një bletë tjetër që ka të dyja ato dukuri. /bbgreenkosova./

Burimi: National Geographic

Leave a Reply