Mjedisi dhe rrezqiet e fëmijëve

Më të rejat

Kur flasim dhe bëjmë thirrje të shumta për një mjedis  sa më të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë ne që frymojmë në atë ambient në të cilïn jetojmë dhe do rrisim gjenerata në vazhdim.

Është përgjegjësi e gjithësecilit për çdo cep të vendit ku ne veprojmë dhe lëvizim që ta mbajmë sa më të pastër, ndër shumë arsyet tjera kjo është edhe më thelbësore ekspozimi i fëmijëve ndaj rreziqeve në mjedis.

Për të bërë një krahasim për rreziqet në mjedis ndaj një të rrituri dhe një fëmije është shumë i ndryshëm dhe i pa krahasueshëm.  Zhvillimi i fetuesit dhe vitet e fëmijërisë janë thelbësisht të rënëdishme se në çfarë mjedisi rriten, faktor të tillë si sëmundje infektive dhe ekspozimi ndaj toksinave luajnë një rol kyç në shëndetin e fëmijëve.

Fëmijët kanë nevojë për më shumë ushqim, ujë dhe ajër për kilogram në raport me peshën trupore, në krahasim me të rriturit. Në muajt e parë të jetës, për shembull, foshnjat pinë shtatë herë më shumë ujë sesa një i rritur. Në pesë vitet e para, ata hanë 3-4 herë më shumë se një i rritur, në krahasim me peshën e tyre trupore.

Sistemi imunitar i fëmijëve dhe mekanizmat mbrojtës të trupit nuk janë plotësisht të zhvilluar, shkak ky për ekspozim më të madh ndaj ndotësve të ajrit të jashtëm, të brendshëm, ujit dhe tokës.

Sipas studimeve të fundit, ekspozimi ndaj disa kimikateve fillon në një fazë shumë të hershme të zhvillimit (përfshirë ekspozimin e tyre që në barkun e nënës).

Fëmijët marrin frymë më shpejt sesa të rriturit, duke thithur 4-6 herë më shumë ajër për trupin e tyre.

Mënyra sesi ata marrin frymë, e kombinuar me zhvillimin jo të plotë të rrugëve të frymëmarrjes, i bën ata më të ndjeshëm ndaj infeksioneve që mund të shfaqen si një reagim acarues ndaj ndotësve të ajrit.

Fëmijët kanë lëkurë më të hollë sesa të rriturit, që i bën ata më të ndjeshëm ndaj përthithjes së lëndëve. Ata kanë sipërfaqe trupore më të madhe në përpjestim me peshën sesa të rriturit, që rrit sipërfaqen e ekspozuar ndaj lëndëve helmuese që përthithen nëpërmjet lëkurës.

Qelizat e fëmijëve rriten në numër më shpejt sesa qelizat e të rriturve, duke shkaktuar ndjeshmëri më të lartë ndaj efekteve të rrezatimit.

Dieta e kufizuar e fëmijëve gjatë vitit të parë të jetës mund të rrisë ekspozimin ndaj ndotjes së disa ushqimeve specifike. (p.sh. zhiva në peshk).

Fëmijët kanë barriera të pamaturuara gjak-tru, prandaj indet e trurit janë më të ndjeshme ndaj ndotësve toksikë, që futen në organizëm nëpërmjet sistemit të qarkullimit të gjakut.

Sistemi imunitar i pamaturuar i fëmijëve rrit ndjeshmërinë e tyre ndaj infeksioneve dhe reaksioneve alergjike.

              Burimi: airpack

Leave a Reply