Tulipa Albanica, një lloj autentik tulipani shqiptar
Tulipa Albanica është bërë pjesë e listës së 86 tulipanëve të konsideruar si të veçantë në botë
Quhet Tulipani i Kukësit dhe është bima më e veçantë e zbuluar në këtë rajon. Tulipa Albanica, ose ndryshe Tulipani Shqiptar, është zbuluar në vitin 2003 në zonën e Kolsh-Surroit, në vendin e quajtur Polla e Zezë, nga biologu Besnik Hallaçi.
Kjo bimë endemike e Shqipërisë paraqitet me dy ngjyra kryesore: e verdhë dhe e kuqe si dhe kombinimi i tyre. Rasti i “Tulipa Albanica” vërteton për të disatën herë që Shqipëria ka një pasuri të mrekullueshme natyrore dhe autentike.
Tulipa Albanica është bërë pjesë e listës së 86 tulipanëve të konsideruar si të veçantë në botë.
Pikërisht për shkak të autenticitetit të saj, kjo bimë e rrallë ka fituar statusin e mbrojtjes ndërkombëtare, pasi rritet vetëm në Shqipëri. Rajoni i Kukësit është unik sa i përket brezave me bimë të egra, të cilat kërkojnë vëmendje për të mos u shkatërruar.
Deri tani në botë njihen rreth 113 lloje tulipanësh, tulipani i Kukësit renditet i 114-ti. Shqipëria ka një pasuri prej 3200 specie bimore, që përbejnë 30% të florës së Europës./bbgreenkosova
Burimi: intoalbania.com
Foto: Besnik Hallaçi