Zbulohet se si “zhduken” peshqit e errët në thellësitë e oqeanit.
Peshqit e ujërave të thella në oqeane janë aq të errët sa që shpesh herë nuk mund të shihen as në fotografi, kjo çështje gjithmonë ka qenë një mister për shkencën se si peshqit e ujërave të thella arrijnë të jenë aq jashtëzakonisht të errët, por një studim i fundit i cili filloi me një fotografi të dobët të këtyre gjallesave e zbuloi arsyen pse.
Dr. Karen Osbourne nga Instituti Smithsonian me një studim të ri zbuloi se këta peshq e bllokojnë dritën rreth tyre.
Përderisa kjo dukuri i bën këto gjallesa gati të pamundura që të fotografohen apo që të shihen, ajo iu siguron kamuflim shumë të mirë. Ky zbulim i publikuar në revistën Current Biology, mund të sigurojë bazën për krijim të materialeve të reja ultra të zeza për përdorim të produkteve të ndryshme siç janë veshjet e brendshme për teleskopë ose kamera. Kjo lëkurë e hollë e këtyre gjallesave e cila e bllokon dritën, është kamuflimi më i mirë për thellësinë e detit.
“Grimcat e pigmentit të tyre të lëkurës janë në madhësi dhe në formë të duhur për ta shpërndarë anën e dritës që ata nuk e thithin” , shpjegoi Dr. Osbourne .” Këto pigmente janë të rregulluara në një shtresë të dendur, pra në vend që të hedhin dritën prapa, ato e shpërndajnë përsëri në shtresë, të qenit aq të errët errët i ndihmon shumë këto krijesa që të mbijetojnë.” tha ajo.
Përpjekjet e saj për fotografi kapën imazhe mjaft të bukura të këtyre specieve, të cilat jetojnë në thellësi më të madhe se 200 m. ” Përdora disa drita të veçanta për këto fotografi, e gjithashtu pak fotoshop”, tha ajo. /bbgreenkosova./
Burimi: BBC news.