Shikoni çfarë veprimi bën ky qytetar i Prizrenit me shportat e mbeturinave

Më të rejat

Do e hapnim këtë shkrim me një deklaratë të aktitektit britanik Richard Rogres, fitues i shumë cmimeve dhe i njohur per veprat e tij.

“Hapësira publike është elementi më demokratik i një qyteti” , por si konsiderohet hapësira publike në Kosovë është për të ardhur keq, sepse kudo shohim mbeturina dhe papastërti.

Pamjet që do sjellim nga qyteti i Prizrenit, i ka dërguar një lexues i BBGreenKosova,

Më saktësisht është rruga Sheh Emini e cila ndodhet në lagjen e Trimave me këto pamje aspak të mira, se si një banor apo një kalimtar rasti ka goditur dhe ka shkatërruar në këtë gjendje shportat e mbeturinave.

Pavarësisht lagjes ku banojnë të gjithë kanë akses në këto hapësira të cilat formësojnë një qytet dhe i japin frymëmarrje. Një shoqëri e qytetruar vlerësohet nga hapësirat e mira publike, ato janë një element i demokracisë.

Investimet, mirëmbajtja, kujdesi jo vetëm që është në të mirë të banorëve por edhe për turistët vendas dhe të huaj.

 Të tilla pamje shëmtojnë Prizrenit dhe qytetarin e saj, prandaj bëni kujdes sepse hapësirat publike janë ambienti ku ne frymojmë si shoqëri me breza me radhë. /BBGreenKosova/.

Leave a Reply