BB Green Kosova në T7

Më të rejat

Shtohet interesimi për raportimet e BB Green-it për mjedisin.

Në kosovë, mjedisi është një temë e cila çdo ditë e më shumë po krijon një situatë alarmante në vend. Të gjithë jemi pjesë e mjedisit dhe natyrës, është e vetmja shtëpi që e kemi. Raporti ynë me mjedisin tonë është duke e dëmtuar shumë dhe duke na dëmtuar edhe ne vazhdimisht, prandaj edhe BB Green si një platformë përmes lajmeve e raporteve bën thirrje për ndryshim në vendin tonë, por edhe informim për shtete të tjera.

Pikërisht sot një nga aktivistët dhe themeluesit e BB Green Kosova Behare Bajraktari, ishte ftuar në T7 për këtë çështje.

“Në kosovë njerëzit nuk kanë shumë kujdes, qenia njerëzore është e vetëdijshme, kjo është ajo që na dallon nga kafshët të cilat e kanë instinktin, por ne e kemi vetëdijen, por në Kosovë njerëzit ose një pjesë e tyre iu mungon kujdesi, janë të papërgjegjshëm.” tha Beharja gjatë intervistës.

në Kosovë por edhe në botë, sidomos gjatë kësaj pandemie është vërejtur se sa ndikim kemi ne në raport me natyrën dhe se sa e dëmtojmë atë, gjatë pandemisë më saktë gjatë karantinimit përshkak se ka pasur lëvizje më të pakta, edhe mjedisi ka qenë më i shëndetshëm , por ajo nuk është e mjaftueshme për të rikthyer shëndetin në vendin tonë. Sidomos tani në vend po hidhen edhe maskat e përdorura të cilat jo vetëm që e ndotin natyrën, por ato mund të jenë të kontaminuara me bakterie dhe edhe me virusin.

“Ky shqetësim nuk ndodh vetëm tek ne por edhe në botë, pasi që miliona tonelata plastikë shtohen çdo vitë nëpër oqeane, tani do të shtohen edhe maskat edhe dorezat”, tha ajo. “Njerëzit në këtë pandemi e kuptuan se sa është e rëndësishme natyra, nëse ne nuk mund të kujdesemi për të, së paktu mundemi të mos i bëjmë dëm. Kështu filloi edhe esenca e BB Green, nëse ne nuk mund ti ndalim njerëzit atëherë ne u bëmë bashkë që ti informojmë qytetarët, sepse ata janë të vetëdijshëm, por iu mungon informata”.

Tani në BB Green jemi duke punuar edhe në raporte për eksploatimin e lumenjve dhe grumbullimin e hedhjen e mbeturinave, e cila temë është e injoruar plotësisht nga institucionet tona.

“Njerëzit që informohen nuk gabojnë, ata kërkojnë që të informohen më shumë, ky është qëllimi ynë kur e dijmë se ka mungesë të informacionit, kur ne e shfrytëzojmë natyrën dhe pastaj e dëmtojmë atë është e papranueshme dhe nuk duhet të tolerohet më . Nëse ne po përpiqemi që ti rrisim fëmijët tonë këtu, çfarë trashëgimie do lëmë pas? Ne me ndërtime po e shkatërrojmë këtë vend.” tha Beharja gjatë intervistës.

Kosova vazhdimisht po ndotet me anë të ndërtimeve industriale, ndërtimeve të banesave kolektive, po ndoten tokat bujqësore nga ndërtimet. Vazhdimësia e ndërtimeve përveç se ndikon në natyrë ndikon edhe në shëndetin tonë si në trup por edhe në shëndetin psiqik, prandaj duhen të mbillen sa më shumë vende të gjelbëra, pushimore e parqe të cilat përveç se ndikojnë në natyrë ato ndikojnë edhe në shëndetin tonë fizik dhe mendor. Prandaj edhe BB Green bën raporte e lajme informuese çdo ditë që ne të informohemi për situatën e vendit tonë në lidhje me mjedisin dhe të gjithë së bashku të e bëjmë një ambient më të mirë e më të shëndetshëm. /bbgreenkosova./

Linku i intervistës: https://www.facebook.com/watch/live/?v=304149010733953&ref=watch_permalink

Leave a Reply