Pyll në mes të stadiumit

Më të rejat

Ndryshimet klimatike janë bërë temë në pjesën më të madhe të botës, vitin e kaluar artisti zviceran Klaus Littmann mbjelli 300 pemë në stadiumin Woerthersee në  Klagenfurt të Austrisë me kapacitet të ulseve deri në 30,000, Ekspozita “Per pyllin”u hapë  për vizitorët me 8 shtator dhe zgjati deri me 27 tetot të vitit 2019.

Kjo ide ishte vepër e arkitektit dhe arsistit austriak Max Peintner, e cila është realizuar 30 vite më parë. Sybimi i Littmann ishte që të krijohet vetëdija se një ditë natyra do të dominoj dhe të shfaq forcën e saj kudo.

 “Për shumë njerëz, për shkak të situatës aktuale, kjo përfaqëson një memorial si pjesë e diskutimit të ndryshimit të klimës”, tha Littmann.

“Unë i shoh problemet në Azi, në Kinë, si ndërtohen qytetet pa shumë gjelbërim,” shtoi ai.

“Njerëzit kanë nevojë për natyrën”.

Vizitorët dukej se morën mesazhin e duhur mjedisor të ekspozitës.

“Ka një efekt të madh të shoh një pyll brenda një stadiumi”, tha Lucrezia nga Italia. “Ne jemi mësuar ta shohim, por pasi të zhduket siç ndodhi me Amazonën. Atëherë ai jep perspektivën e duhur se çfarë do të thotë të humbasësh një pyll,” u shpreh ajo.

Burimi: dailymail.co.uk

Leave a Reply