Si ndikon cilësia e ajrit te personat me coronavirus

Më të rejat

Sipas një analize e cila është bëre nga shumë studijus nga universiteti i Harvardit tregojnë se niveli i lartë i ndotjes së ajrit mund të jetë “ një nga kontribuesit më të rëndësishëm” të vdekjeve nga Covid-19.

Ndotja e ajrit dëmton shëndetin e veçanërisht përsonat me sëmundje të mushkërive, ku janë më të predispozuar të humbin jetën nëse ata infektohen edhe me koronavirus.

Në studim është theksuar  dhe është vë në dukje, shkalla e lartë e vdekjeve në veri të Italisë ku lidhej me nivelin e larte të ndotjes së ajrit.

Gjithashtu brenda këtij hulumtimi është bërë e ditur edhe për ajrin e Manhatan, në të kaluarën po të ishte më i pastër mund të kishte shpëtuar qindra jetë.

Duke patur parasysh ndryshimet e mëdha në nivelin e pastërtisë së ajrit si në vendin tonë ashtu edhe në tërë botën, hulumtimi tregon se njerëzit në zonat më të ndotura janë më të rrezikuar që të vdesin nga koronavirusi se sa ata që jetojnë në zona më të pastra.

Shkenctarët thanë se ajri i ndotur rrit rrezikun e sindromës akute të shqetësimeve të frymëmarrjes e sidmos rit nivelin e vdekjeve te njerëzit të prekur me Covid-19, shkruan Damian Carrington “ The Guardian”.

Burimi: theguardian.com

Leave a Reply