Një asfalt i ri: Bëhet me shihe plastike dhe qëndron më gjatë

Më të rejat

Duke synuar zvogëlimin e ndikimit negativ të ndotjes plastike në planetin tonë, një kompani nga Britania e Madhe e quajtur MacRebur ka gjetur një zgjidhje: kthimin e mbeturinave plastike në rrugë.

Kjo ide ia ka sjellë MacReburit çmimin për përgjegjësi shoqërore dhe vetëdije për ambientin në Çmimet evropiane të biznesit (European Business Awards) për vitin e kaluar në Poloni. Ajo ka fituar këtë çmin në konkurrencën prej 150.000 propozimeve tjera nga 33 shtete pas shqyrtimeve në periudhën prej pesë muajve.

Jo vetëm që kjo ide është shumë miqësore me mjedisin, por prodhon edhe rrugë që janë më të forta dhe zgjasin më shumë sesa rrugët e rregullta me asfalt.

Ideja i lindi drejtorit ekzekutiv i kompanisë, Toby McCartney, deri sa ishte duke punuar si bamirës në Indinë Jugore duke ndihmuar njerëzit që punonin në vendet e groposjesë hedhurinave.

Me këtë teknologji, cikli jetësor i një materiali të përdorur zakonisht për të përgatitur asfalt të rregullt mund të zgjatet me përzierjen e mbeturinave plastike që bën kompania. Ai gjithashtu zvogëlon sasinë e karburantit fosil të përdorur në proces, gjë që është e mrekullueshme për mjedisin.

Në thelb, ajo që ata bëjnë është se marrin një përzierje të mbeturinave plastike, të cilën ia përbërjes së asfaltit që përdoret për të bërë rrugë.

Për këtë përdoren shumë materiale plastike, duke përfshirë plastikën e zezë, e cila është shumë e vështirë për t’u ricikluar. Rrugët e ndërtuara me këtë teknikë janë gjithashtu më të lira, sepse ato përdorin mbeturina që nuk kanë vlerë.

Rrugët që përmbajnë plastikë duken ashtu si rrugët e rregullta, por ato janë më fleksibile. Për këtë arsye, ato përballen më mirë me dëmtimet e përditshme të motit. Duke qenë një lloj asfalti i përmirësuar, këto rrugë janë 60% më të forta dhe zgjasin 3 herë më gjatë, gjë që zvogëlon krijimin e çarjeve dhe gropave.

Kjo përzierje mund të aplikohet jo vetëm për rrugët, por edhe parqet e makinave, autostrada, pistat e aeroportit dhe shtigjet e garave./bbgreenkosova

Burimi: MacRebur, britishplastics.co.uk
Foto: MacRbur, BB Green Kosova

Leave a Reply