Ndodh diçka e pazakontë në Alpet Italiane
Ngjyra rozë, është një ngjyrë e këndshme e cila shpesh shfaqet në akujt e në malet e Alpeve Italiane, por pa marrë parasysh pamjen e saj të këndshme, ky fenomen nuk është një shenjë e mirë për natyrën.
Shtresa rozë që shfaqet në borën e Alpeve, krijohet nga prezenca e një alge e cila e shndërron borën në një ngjyrë të quditshme, e kjo dukuri e shpejton procesin e shrkirjes së borës dhe të akullanajave.
Bora rozë është një fenomen që ndodh gjatë stinës së pranverës përshkak të temperaturave që rriten ku zhvillohen kushtet e rritjes së algës. Biagio Di Mauro, kërkues i institutit të shkencave Polare në Itali, në një email me Earther, tha se alga që gjendet në borë është lloj i Chlamydomonas nivalis, e cila quhet edhe si “borë shalqiri” e që ka një ndikim të madh në shkrirjen e borës.
Vetëm ngrohja globale po krijon dëm të madh në regjione malore dhe në akullnaja pa e përfshirë problemin e algave, një studim vitin e kaluar tregoi se më shumë se gjysma e akullnajave do të shkrihen e do të zhduken në këtë shekull.
Por përveç këtyre alpeve, kjo dukuri po shfaqet edhe në regjione të tjera, në Antarktik është shfaqur i njëjti fenomen, e gjithashtu në Alaskë.
Por algat nuk janë i vetmi problem për akullnajat, vitin e kaluar në Zelandën e re akullnajat u mbuluan në ngjyrë rozë përshkak të tymit të zjarrërave në Australi. Hiri i zjarrit absorbon më shumë nxehtësi duke shkrirë më shumë akull dhe dëborë.
Shumë shkencëtarë kanë diskutuar se kjo dukuri algash duhet studiuar më shumë që të e kuptojmë më mirë ndikimin e tyre në ngrohjen globale në të ardhmen.
Burimi: https://earther.gizmodo.com/