Atifete Jahjaga ka një thirrje për të gjithë qytetarët

Më të rejat

Çdo ditë e më shumë shohim pamje jo të mira të natyrës se si është duke u degraduar dhe shkatërruar nga vetë dora e njeriut.

Nuk mund të themi se njëri apo tjetri nuk e do natyrën dhe pamjet e bukura, por është kujdesi ndaj saj që e vecon dhe e bënë më të dashur.

Sot e gjithë bota është ngritur në këmbë duke reaguar për ndërhyrjen dhe shkatrrimin që po i bëhet natyrës në mënyra të ndryshme  dhe aq të paflashme.  

Janë të shumtë institucione, organizata e media si dhe individ të cilët pa rreshtur reagojnë ndaj njerëzve të pa pergjegjshëm që shkatërrojnë mjedisin pa asnjë pike mëshire.

Një veprim i pa shoqe dhe aq sensibilizues per shoqërin kosovarë ka bërë ish -presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e cila  është një mike e mirë dhe e dashur e natyrës .

Gjatë kohës së lire Jahjaga viziton dhe bën ecje në hapësirën e gjelbruar dhe shtegun për ecje që të ofron parku i Gërmisë .

Ky është përshkrimi dhe përjetimi që ajo pati në ditën e djeshme .

“Për t’i ikur zhurmës së qytetit, pasditeve dal për të ecë në Gërmi. Natyra, ajri dhe freskia e kësaj hapësire u shërben shumë qytetarëve për të kaluar kohën e tyre. Shumë nga ta i takoj rrugës teksa ecin, vrapojnë apo janë ulur me familje për të pushuar.

Mirëpo, shumë herë gjatë rrugës hasi edhe në mbeturina të shumëta, të lëna pas nga qytetarët pasi që kanë shijuar momente të këndshme e qetësie ne Gërminë tonë të bukur.

Sot, përgjatë shtegut mblodha këto mbeturina të cilat dita ditës po shtohen dhe po e zbehin bukurinë magjike të Gërmisë.

U bëj thirrje qytetarëve që ta ruajmë natyrën, ta mbrojmë ambientin – sepse Toka është shtëpi e gjithësecilit dhe për ta mbrojtur jemi përgjegjës të gjithë!” / BBGreenKosova/

Foto: facebook.com/atifete.jahjaga.zprk/

Leave a Reply