Cili është qyteti më i ndotur në Europë?

Më të rejat

    

Ky qytet është aq i ndotur sa që njerëzit me probleme dhe sëmundje të sistemit respirator shpërngulen në periferi dhe të rinjtë ëndërrojnë të emigrojnë.

 Por një aplikacion i thjeshtë, ka ndikuar në krijim të lëvizjeve për zgjidhjen e problemit të smogut në qytetin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut.

“ Ne gjithmonë e kemi ditur se kemi problem me ndotjen përshkak se ne mund ta shohim.” Tha Kosta Barsov i cili jeton në Shkup. “ Në dimër kutërbon aroma e keqe, e nëse e hapi dritaren e dhomës më duket sikur do të mbytem.”

Çdo ditë në dimër 16 vjeqari e hap aplikacionin në telefon dhe kontrrollon ndotjen e ajrit rreth tij. Ky aplikacion është bërë mjet esencial për të dhe për shumë banorë në qytet, si rezultat i kësaj, ka krijuar interesim dhe vetdijësim më të madh për ndotjen dhe gjithashtu  ka krijuar edhe shqetësim. 

Shkupi rregullisht hyn në listën e qyteteve më të ndotura në Europë, por edhe në botë. Janë disa faktorë të cilët ndikojnë në smog, por të gjithë kanë një gjë të përbashkët, e cila është varfëria, shumë njerëz përdorin drurin e qymyrin për nxemje, por edhe plastikën.

Ky aplikacion, I cili e rriti vetdijësimin e qytetarëve, u krijua nga një student, Gorjan Jovanovski.

Një nga grupet e mjedisit të krijuara pas publikimit të aplikacionit është inciativa O2, “ Gorjan u dha njerëzve atë që duheshin të kuptonin për mjedisin tonë” tha Eli Pesheva, një nga udhëheqësit e grupit.

Para se të dilte ky aplikacion, ishte shumë e vështirë mbledhja e grupeve për protesta e aktivitete mjedisore. Por në dhjetor të 2015 u mblodhën më shumë se 1000 njerëz në qytetin e Shkupit për të protestuar ndaj ndotjes së ajrit.

Në qytet, aktivistët janë të bindur se puna e tyre po ndikon edhe që shteti të marrë masa. Disa zgjidhje të tjera për problemin e ajrit është krijim i një transporti më të mirë për mjedisin, e gjithashtu nxehja me anë të energjisë solare. Pesheva po shpreson që këto aktivitete të ngadalësojnë edhe emigrimin e të rinjëve, nëse nuk janë dakord me problemet e shtetit tonë, duhet të luftojnë për ndryshim.

Përveq qytetit të Shkupit dihet se edhe shteti ynë hyn në vendet më të ndotura në europë, sidomos në ndotjen e ajrit dhe krijimit të smogut përshkak të shumë faktorëve, përdorimi i aplikacioneve për kontrrollimin e ndotjes së ajrit do të vetëdisojë më shumë qytetarët në Kosovë për ndotjen e ambientit tonë, dhe për marrjen e masave për zgjidhje të problemit sa më shpejtë. /bbgreenkosova.

Burimi: BBC news

Foto: BBC news

Leave a Reply