Cilat pemë i duhen një qyteti?

Më të rejat

Foto: BBC news

Të gjithë e dijmë se pemët urbane ndihmojnë në reduktimin e ndotjes së ajrit, por cilat pemë ndihmojnë më së shumti?

Shumë qytete nëpër botë kanë hapësira të mjaftueshme të gjelbëra, por gjelbrimi është pakësuar më shumë me modernizmin e infrastrukturës urbane. Vegjetacioni ndihmon qytetet që të jenë habitate më të mira për jetën e gjallesave të ndryshme dhe për njerëzit gjithashtu, pasi që ndihmon edhe në pastrimin e ajrit.

Pemët kanë veçanti të cilat ndihmojnë reduktimin e ndotjes së ajrit, dhe qytetet në mbarë botës po kërkojnë mënyra se si ta rrisin më shumë këtë vegjetacion. Vende si Kina po punojnë në një “varëse të gjelbër” të bimëve të ndryshme të cilat do të ndihmojnë në reduktimin e ndotjes së ajrit në fabrika të cilat rrethojnë qytetet. Kurse Parisi është duke planifikuar një pyll urban që do të mbulojë vendet turistike më të njohura, në mënyrë që të ndihmojë në ngadalësim të ngrohjes globale dhe të përmirsojë cilësinë e ajrit në qytet.  

Foto: bbc news

Në përgjithësi pemët ndikojnë në ajër, por disa ndikojnë më shumë në përmirësim të ajrit, e disa më pak.

Pemët mjedisin e përmisojnë në mënyrë direkte dhe indirekte. Mënyra indirekte është me anë të sipërfaqeve të cilat i mbulojnë, dhe e ulin temperaturën,  dhe direkte, ku pastrohet ajri. Pemët konsiderohen si mushkëritë e ekosistemit tonë, duke absorbuar dioksidin e karbonit e duke lëshuar oksigjenin, por ato mund të konsiderohen edhe si mëlqitë e ekosistemit tonë, për shkak se filtrojnë ndotësit e ajrit si dioksidi i sulfurit e të tjerë.

Pemët të cilat e pastrojnë ajrin më së shumti janë të llojit pishave e bredhave, struktura e tyre e gjetheve halore, ndalon depërtimin e ndotësve në oksigjen, e gjithashtu ato e pastrojnë ajrin gjatë gjithë vitit, pasi që gjethet e tyre halore nuk iu bijnë në dimër.

E rëndësishme është gjetja e cilave pemë i duhen një qyteti, por edhe më e rëndësishme është se ku i mbjellim ato!

Shumë vende kanë vuajtur nga mbjellja e vegjetacioneve në zona jo adekuate. Disa qytete si Pekini dhe Mexico City kanë mbjellur pemë shumë larg qendrave të urbanizmit, pra pemët duhet të mbillen në përputhje me rrethanat e qytetit, biodiversiteti është gjithashtu thelbësor, përshkak se ndikon më shumë gjatë gjithë stinëve. /bbgreenkosova.

Burimi: BBC news

Leave a Reply