Për çdo qese plastike 3 cent
Prej 1 korrikut filloi faturimi i qeseve plastike që parashikon frenimin për pëlqimin
Shumë komuna në Japoni kërkojnë klasifikim të kujdesshëm që ato të ndahen si të veçuara: plastika, kanaçe, letra etj. Por shumica e mbeturinave shtëpiake, përfshirë plastikën, digjen, proces i cili që prodhon gazra me efekt serrë.
Tregjet në Japoni filluan që dje faturimin e qeseve plastike, në kuadër të një reforme legjislative që hyri në fuq dhe që parashikon frenimin për pëlqimin e banorëve të vendit për këtë ambalazh ndotës.
Dyqanet në Japoni janë të lira të vendosin vetë çmimet e tyre për këto çanta. Gjithashtu tarifa e tyre është simbolike, më pak se tre cent.
Sidoqoftë, kjo duket se do të ketë efekt.
“Shkoj çdo ditë në pazar. E dija që këto çanta do të bëheshin me pagesë, kështu që mora çantën time”, theksoi një konsumator për televizionin publik NHK.
Në 2018, qeveria zbuloi një objektiv për reduktimin me një të katërtën deri në 2030 të prodhimit të mbetjeve plastike, që arrinte në 9,4 milionë tonë.
Japoni është prodhuesi i dytë botëror i mbetjeve plastike për banor pas SHBA-së, sipas Organizatë së Kombeve të Bashkuara.
Burimi:ATA
Foto: livejapan