Merimanga e re e zbuluar emërtohet sipas Greta Thunbergut

Më të rejat

Një shkencëtar gjerman e ka quajtur një lloj të ri merimangash nga Madagaskari sipas aktivistes mjedisore adoleshente Greta Thunberg, ka bërë të ditur këto ditë organizata e tij.

Arahnologu Peter Jaeger nga Shoqata për hulumtimin e natyrës Seckenberg një lloji të ri të zbuluar të merimangës në ishullin afrikan Madagaskar i ka dhënë emrin “Thunberga greta“.

Thunberga i përket një gjinie të gjerë të merimangave gjuetare, të cilën Jaeger e ka quajtur Thunberga. Katër merimangat tjera kanë qenë më parë të njohura për shkencëtarët, por tash janë klasifikuar në një gjini të re.

Jaeger ka thënë se këtë emër e ka zgjedhur për të tërhequr vëmendjen për humbjen e biodiversitetit në botë dhe për kërkesat, të cilat janë dëgjuar në tubimet të cilat i ka organizuar aktivistja suedeze.

“Përkushtimi i saj për luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe për të ardhmen më të mirë të planetit tonë është mbesëlënëse”, ka thënë shkencëtari nfa Frankfurti.

“Ngritja e temperaturës ndikon në të gjitha fushat e natyrës, duke përfshirë biodiversitetin endemik dhe merimangat e Madagaskarit”, ka thënë ai.

Jaeger zbulon merimanga të reja tash e dy dekada, ndërsa Thunberga greta është zbulimi i tij i 400-të.

Edhe më herët i ka quajtur llojet e reja me emrat e personaliteteve të famshme, kështu që merimangën nga juglindja e Azisë e ka emërtuar Heteropoda davidbowie, sipas muzikantit të famshëm britanik.

Burimi: Hina
Foto: EPA

Lexo edhe:

Greta Thunberg, adoleshentja simbol i lëvizjes mjedisore

Leave a Reply