Ndërtohet parku solar më i madh në Britani të Madhe
Qeveria e Britanisë së Madhe ka miratuar projektin e ndërtimit të parkut më të madh solar në vend, i cili do të ndërtohet në qarkun Kent, në juglindje të Anglisë.
Pritet se pas përfundimit të projektit fuqia e gjeneruar të jetë madje 50 MW. Me fjalë të tjera, parku solar do të sigurojë energji të mjaftueshme për mbi 91.000 shtëpi.
Krahas kësaj, të ardhurat e pushtetit nga ky prohekt, siç pritet, do të jenë një milionë funta në vit, shkruan Independent.
Parku solar me emrin “Cleve Hill” është në duar të investimeve të përbashkëta të kompanive “Hive Energy” dhe “Wirsol Energy”.
Planifikohet që objekti të ketë një sipërfaqe sa 20 stadiume futbolli për vendosjen e baterive të litiumit dhe madje 880.000 panelesh solare.
Burimi: Independent
Foto: Independent